SPAK merr të pandehur ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, akuzohet për tre vepra penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet paraprake për procedimin penal në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet, se Llalla është marrë i pandehur për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë.

Njoftimi i plotë SPAK:

Mbi përfundimin e hetimeve në ngarkim të ish – Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale : “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Të fundit

“Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut...

Ku i ka provat Saliu?

Nga Spartak Ngjela Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i tij politik do të përfundojë...

Mori mandatin e katërt/ Rama: Më ka zënë belaja me kolegët!

Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), Rama fol për fitoren e tij në zgjedhjet e...

Martesat brenda fisit, ja qyteti i shkatërruar nga sindroma e veçantë

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale...

Lajme të tjera

Web TV