Video/ Rama refuzon t’u japë duart liderëve fetarë: Të mos japim shembull të gabuar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim përfaqësuesit e klerit fetar ku ka biseduar për situatën e krijuar me koronvirusin. Në momentin që liderët fetarë po largoheshin, Rama u ka kërkuar që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos prekin njëri-tjetrin, pasi kështu japin shembull të gabuar.

Mjekët rekomandojnë që njerëzit të shmangin prekjet dhe të lajnë sa më shpesh duart.

Rama i ka përcjellë të ftuarit vetëm me një tundje koke duke theksuar se nuk duhet t’u japin duart njëri-tjetrit.

*(Momenti në fund të videos)