Një grua ka alarmuar pasagjerët e një avioni, pasi ajo dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.
Gruaja është kollitur për një moment duke u drejtuar edhe kah stjuardesës, gjë që ka irrituar stafin e avionit, ku njëri prej tyre ka dhunuar gruan teksa tenton që ta ulë në sediljen e aeroplanit.
E gjithë situata u krijua pasi gruaja nuk e kishte pritur mirë shpërndarjen e dizinfektantit nga ana e stjuardesës, duke u kollitur mbi duke bërë që situata të degjeneronte edhe në përdorimin e forcës.
Gruaja e cila fluturonte nga Bangkoku në Shangai dyshohej edhe e prekur me koronavirus. Ndërsa nuk i ka pritur mirë masat e marra nga stafi i linjës ajrore.