Koronavirusi/Basha: Edi Rama, boll më! Jep llogari për 1.2 milionë maskat e skaduara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar që të japë llogari për 1.2 milionë maskat e skaduara që janë hedhur në treg.

Kryedemokrati i kërkon kreut të qeverisë që t’i lërë justifikimet e dështimet dhe të marrë masa reale kundër koronavirusit.

Sipas Bashës, gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve.

“Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve. Duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur”, shkruan Basha në Twitter.

 

Ndërkaq, po ditën e sotme ambasada amerikane u kërkoi liderëve shqiptarë që të tregohen të përgjegjshëm dhe të lënë mënjanë retorikën politike. Por, mesa duket politikanët shqiptarë nuk heqin dorë nga zakoni i tyre i përditshëm.

Koronavirusi/ SHBA: Rama, Meta dhe Basha të tregohen të përgjegjshëm

Të fundit

E rëndë: Vritet me thikë një 14-vjeçar në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur...

Berisha filmohet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë

Sali Berisha nuk ka dalë sot në konferencë për shtyp, si rrallë ndonjëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Dalja e...

I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në lagjen numër 3 të Pogradecit. 3 automjete janë sulmuar nga një shtetas,...

Dhëndri shijon lirinë pas një viti “arresti shtëpiak”, shëtitje me Berishën në Tropojë

Teksa Shqipëria po digjet nga zjarret, Abi Malltezi duket se po shijon lirinë në mal duke u "arratisur" me Sali Berishën. Siç duket në foton...

Aventurat e palavdishme të ideologëve ambulantë të qametit

Nga Ylli Pata Prej shumë kohësh Shqipëria ka një ngërç të spikatur të një angazhimi permanent apo një aksioni didaktik të një opozite të fortë...

Lajme të tjera

Web TV