Koronavirusi përfshin Champions League, tjetër ndeshje me dyer të mbyllura

Ndeshja midis Bayern Munchi dhe Chelseas për takimin e kthimit të fazës së 1/8-ave të Champions League është vendosur të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Takimi që është vendosur të zhvillohet më datë 18 mars nuk doket praninë e tifozëve në të raportuan mediat angleze.

Ky lajm vjen pas vendimit të qeverisë gjermane për të ndaluar eventet që përfshijnë më shumë se 1000 persona, si një masë kundër koronavirusit, i cili ka ndikuar tashmë ndeshjet e shumicës së kampionateve në Europë.

Rikujtojmë që takimi i parë i këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-0 për bavarezët./Fjala.al/