Koronavirusi/ Si t’ua shpjegojmë fëmijëve e t’i qetësojmë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga psikologia Erilinda Ziko

Në këto ditë ku jemi të bombarduar nga informacione të shumta rreth koronavirusit, shumë prindër gjenden përballë problemit se si të komunikojnë me fëmijët rreth këtij argumenti, ndërkohë që janë shumë të preokupuar edhe ata vetë. Psikologët janë këtu për t’ju ndihmuar.

Prindërit në radhe të parë duhet të përpiqen të gestojnë frikën e tyre e pastaj atë të fëmijëve të tyre. Të thuash që nuk kam frikë kur në të vërtetë kemi frikë, kjo është e gabuar. Duhet të tregojmë që mbrohemi nga frika duke përdorur mendimin praktik.

Fëmijët mësojnë nëpërmjet modelimit e imitimit. Është e rëndësishme që fëmijët të shohin prindërit, edhe pse të frikësuar por që nuk tregojnë ankth.

Prindërit se pari duhet të vetë qetësohen. Për shembull, duke i thënë fëmijës: – “Jam i shqetësuar, për këtë motiv po dezinfektoj duart me gel ose alkool” ky veprim bëhet përpara fëmijës sikur të ishte një gjest natyral. Me qetësi e bëjeni gjithmonë përpara fëmijës e avash avash e shoqërojmë dhe atë të bëjë të njëjtën gjë.

Pesë pikat që ka identifikuar psikologu klinik Fabio Çeli se si duhet të menaxhojmë këtë moment janë:

  1. Thuaj te vërtetën, në mënyrë të thjeshtë, pa shtuar detaje të parëndësishme e më fjalë të përshtatshme për moshën e fëmijës.
  2. Njih emozionet e tua, se pari brenda teje e pastaj tek fëmija yt, qoftë ky fëmijë i vogël apo adoleshent. Mos e moho që ke frike. Mund të ndryshosh terminologjinë. Mund të thuash që jam i preokupuar në vend të “Jam i frikësuar”, por nuk duhet të thuash kurrsesi që nuk kam frikë. Me shumë mundoheni ta fshihni frikën tuaj, me shumë ajo do të forcohet e do të kthehet në panik, ankth e terror.
  3. Reflekto e bëjë të reflektojë fëmijën tënd mbi faktin që frika mund të jetë e nevojshme. Mund të na shërbejë për tu mbrojtur e për të kërkuar zgjidhje. Për shembull, frika e infektimit na çon që të lajme duart me me kujdes. Mund të mësojmë kështu që mos të kemi frikë nga frika.
  4. Dëgjojë fëmijën tënd, lere te flasë. Jepi mënyrën dhe kohën të shprehet. Kjo nuk është e lehtë por siç thekson psikologu Çeli është thelbi i gjithçkaje. Nëse bën një diskutim rreth 10 min mbi koronavirusin (si çdo argument tjetër) duke te dëgjuar, kjo shërben pak. Nuk janë leksionet apo predikimet që na ndihmojnë në menaxhimin e emozioneve.
  5. Provo me aq sa është e mundur për ta kthyer në diçka positive. Për shembull, luajmë bashkë, shikojmë një film dhe e komentojmë bashkë pa pasur orën në dorë e pa problemet e përditshme. Të gjithë mund të krijojmë një moment të përbashkët për të lexuar një përrallë e për të kaluar një pasdite të këndshme plot fantasi.

Të fundit

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Lajme të tjera

Web TV