Koronavirusi/ “Trembet” Partizani dhe Kukësi, FSHF mbyll dyert e Superligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmimi i dy personave me koronavirus në vendin tonë ka çuar në zhvillimin me dyer të mbyllura të dy ndeshjeve të fundit të Kategorisë Superiore për javën e 26-ë të këtij kampionati. Në stadiumet pa tifozë humbet Kukësi përpallë Skënderbeut dhe Partizani ndaj Vllaznisë, feston Tirana.

Në një stadium të boshatisur për shkak të koronavirusit Superliga ka mbyllur dje javën e 26-të, duke regjistruar rezultate surprizë. Kukësi pësoi humbjen ndaj Skënderbeut në Korçë pasi u mund me rezultatin 2-1. Nga ana tjetër, Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin e ngushtë 1-0, duke marrë tre pikë të arta, por futur edhe më shumë në krizë ekipin e Partizanit.

Të dyja rezultatet shkuan në favor të Tiranës që e sheh veten nëntë pikë para Kukësit dhe 12 nga Partizani, duke shkuar gjithnjë e më pranë trufeut, ndonëse ka edhe dhjetë ndeshje për tu luajtur. Por takimet e javës së 26 të Superligës Shqiptare u mbajtën në një klimë të veçantë, për shkak të rasteve të koronavirust të shfaqura edhe në vendin tonë.

Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, mbrëmjen e djeshme ka ngritur të gjitha institucionet në këmbë do mbyllur një sërë aktivitetesh, përfshirë këtu edhe ato sportive. Babë e bir 54 vjeç dhe 28 vjeç janë personat e parë të identifikuar me këtë virus në vendin tonë dhe tashmë janë të izoluar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm në spitalin infektiv.

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje qeverinë në mënyrë urgjente për të diskutuar dhe bërë publike masat e marra për të ndaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Në këtë mbledhje u dha urdhër që çdo aktivitet sportiv të anulohej deri më 3 prill në mënyrë që të ndalohet grumbullimi i shumë personave në një vend. Ky vendim krijoi një sërë diskutimesh për ecurinë e Superligës, kampionatit më të madh të futbollit në vendin tonë. Dje në orën 18:00 ishte planifikuar që të zhvilloheshin dy ndeshjet e fundit të javës së 26-të, por për shkak të këtij virusi të rrezikshëm këto takime u vendos që të mbaheshin me dyer të mbyllura.

Lexo edhe :  Himarë! Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale, bëri ulje të gabuar

Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije përmes një njoftimi për mediat zhvillimin e ndeshjes Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi me dyer të mbyllura në mënyrë që të evitohej grumbullimi i shumë personave në një vend. Megjithatë në njoftimin e FSHF-së nuk thuhej se çfarë do të bëhej me vazhdimësinë  e këtij kampionati, ndërsa ka bërë me dije se Komiteti i Emergjencës në federatë i ka kërkuar Këshillit të Ministrave takim për diskutimin e vijimësisë.

“Njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me aktivitetin futbollistik

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e djeshme për të vlerësuar situatën pas  të urdhrit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend. Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura. Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.”-thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ndërsa ekipi i Skënderbeut ka ardhur në një njoftim zyrtare në faqen e tij në “Facebook” ku bën me dije se si pasojë e mbylljes së dyerve nga koronavirusi për sfidën ndaj Kukësit të gjithë tifozët që kanë blerë biletë do kenë atë të vlefshme për ndeshjen e radhës në këtë kampionat.

“Si pasojë e situatës së krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimi i javës së 26-të ndaj Kukësit të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Sqarojmë tifozët të cilët kanë blerë biletë për takimin e sotëm se bileta do të jetë e vlefshme për ndeshjen e radhës në kampionat! Faleminderit për mirëkuptimin, KF Skënderbeu”-shkruhet në njoftimin e korçarëve.

/Nga Katerina Tafa/Gazeta Fjala/

Të fundit

PD akuzon PS-në për blerje votash: SPAK të ndërhyjë

Pas denoncimeve në Tiranë, Fier dhe Korçë dje reagoi dega e PD-së në Berat dhe kandidati i PD për...

Horoskopi i ditës së martë, 6 maj 2025

Dashi 21 mars – 20 prill Kjo ditë të çon drejt një faze të zgjerimit emocional, ku intuita bëhet udhërrëfyesi yt më i mirë. Hëna...

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të arrijë në Izrael dhe se...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Lajme të tjera

Web TV