Rama: 1 mijë € shtesë për mjekët e infermierët, 500 € për pastrueset e shoferët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka vendosur pagesa ekstra për të gjithë punonjësit e brezit të parë që po përballen me epideminë e koronavirusit.

Rama tha, se i gjithë personeli mjekësor që nga mjekët, personeli sanitar, infermierët  dhe shoferët e angazhuar në sektorin e parë të luftës frontale me koronavirusin do të kenë një shpërblim ekstra për këtë angazhim.

“Pra nga ambulancat që marrin analizat,  tek zona e blinduar e efektivit mjekët dhe infermierët do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj, deri në mbarimin e epidemisë,  sanitarët dhe shoferët 500 euro”, tha Rama.

Njëkohësisht  Kryeministri ka ftuar të gjithë mjekët që kanë dalë në pension, por janë në gjendje të punojnë, t’i bashkohen sistemit shëndetësor, për një pagesë 1 mijë euro në muaj, përtej pensionit.

Ndërsa ka konfirmuar edhe një herë, se karantina në Durrës është gati, Rama ka ftuar opozitën të bashkohet me ekspertët dhe specialistët e saj.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV