Covid-19/Shokohen mjekët italianë, nuk dinë kë të shpëtojnë e kë të lënë të vdesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitalet italiane janë aq të mbingarkuara saqë pacientët e moshuar as që vlerësohen, ka thënë një mjek i cili ndodhet në qendër të krizës, ndërsa një mjek tjetër tha se njerëzit duhet të panikohen më shumë.

Mjekët në Itali janë të detyruar të marrin vendime për jetën ose vdekjen, ata duhet të vendosin se kush duhet të marrë kujdes intensive, ndërkohë që shtohet numri i të infektuarve në vend.

Stafi mjekësor është shumë i mbingarkuar emocionalisht sepse nuk mund të evitojnë vdekjen e disa pacientëve.

Ekspertët gjithashtu thanë se shpërthimi në Mbretërinë e Bashkuar është rreth dy javë prapa shpërthimit në Itali, që do të thotë se Britania mund të shkonte drejt një makthi të ngjashëm brenda dy javësh.

‘Spitalet tona janë të mbingarkuara nga Covid-19 (sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi), ata kanë një kapacitet 200 për qind për momentin.

Healthcare workers wearing protective suits, masks and gloves are pictured at work in the Amedeo di Savoia hospital in Turin

Ne kemi ndalur të gjithë rutinën, të gjitha dhomat e operacionit janë shndërruar në njësi të kujdesit intensiv dhe nuk po trajtohen urgjencat e tjera si traumat.

Ka qindra pacientë me vështirësi në frymëmarrje dhe shumë prej tyre u jepet vetëm një maskë oksigjeni.

Mjeku shtoi: Lombardia, zona e Italisë veriore në qendër të krizës, është rajoni më i zhvilluar në Itali dhe ka një kujdes jashtëzakonisht të mirë shëndetësor’.

Italia ka pësuar shpërthimin më të madh në Evropë dhe një nga më të rëndat jashtë Kinës, me më shumë se 9,000 raste të konfirmuara dhe 463 të vdekur.

Italia Veriore është prekur më keq, por masat drastike të karantinës së qeverisë tani janë shtrirë në të gjithë vendin.

Një mjek tjetër italian paralajmëroi se publiku mund të jetë duke e nënvlerësuar ‘katastrofën epidemiologjike’ për shkak të paralajmërimeve për të mos u frikësuar.

Lexo edhe :  VIDEO/ Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 viktima dhe 1 person i zhdukur

Virusi po përhapet aq shpejt në Itali sa që mjekët po bëjnë krahasime se kush jeton, kush vdes dhe kush ka akses në kujdesin intensiv.

Nëse pacientët kanë problem me shumë organe, me dy ose tre organe jetësore, kjo do të thotë që shkalla e vdekshmërisë së tyre është 100 përqind.

“Fatkeqësisht ne jemi vetëm në fillim,” tha Dr Massimo Galli, shef i sëmundjes infektive në spitalin e Sacco të Milanit.

Duke folur për SkyTg24, Galli vuri në dukje se numri i infeksioneve të regjistruara në Lombardi javën e kaluar ishte i ngjashëm me atë në Wuhan, Kinë në fund të janarit./Fjala.al/Përshtati: Kamela Liko/Burimi: DailyMail

Të fundit

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të...

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Lajme të tjera

Web TV