Durrës/ Çfarë thotë Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e gruas nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e pacientes 73 vjeçare, e cila ishte e infektuar me koronavirus. Sipas Ministrisë, e moshuara vuante edhe nga komplikacione të tjera të rënda si Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht në Shqipëri janë 11 persona të tjerë të infektuar me koronavirus.