Koronavirusi/ Klinikat në Gjermani përgatiten për më shumë raste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen me virusin Corona. Edhe një ministër federal është në karantinë. Instituti Robert Koch kërkon nga bashkitë dhe spitalet që të aktivizojnë planet e krizës.

Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së virusit Corona. Shefi i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler rekomandon që spitalet të pezullojnë procedurat jo të domosdoshme. Kjo do të lironte më shumë shtretër për pacientët të sëmurë rëndë. Për më tepër, më shumë shtretër mund të kthehen në shtretër për kujdes intensiv, për shembull duke shtuar aparate për frymëmarrje.

Një mundësi tjetër është ndarja e stafit në mënyrë të ndryshme, për të shmangur infeksionet dhe kështu ndërprerjet e punës: spitalet mund të caktojnë punonjës të pajisur me mjete speciale mbrojtëse, për t’u kujdesur vetëm për pacientët me ethe dhe me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.

RKI gjithashtu u bën thirrje komunave që të aktivizojnë planet e krizës. Ai i nxiti të gjithë kryetarët e bashkive që të veprojnë në këtë mënyrë, tha Wieler. “Ne jemi në fillim të kësaj epidemie. Ne do ta kapërcejmë atë vetëm nëse të gjithë ata që kanë përgjegjësi merren me këtë krizë para nesh në përputhje me rrethanat.” Wieler këshillon me fjalë të qarta që njerëzit të shmangin aktivitetet e mëdha dhe jo absolutisht të nevojshme.

Në të njëjtën kohë, Instituti Robert Koch tërheq vëmendjen që në Gjermani, rreziku për popullatën në tërësi ende konsiderohet “i mesëm”. Sidoqoftë, ekzistojnë edhe disa rajone krizash, siç është qarku Heinsberg në Renaninë Veriore-Vestfali. Në tërësi, deri të hënën janë raportuar më shumë se 1100 infektime. Sipas Wieler-it, katër nga pesë pacientë me COVID-19 do ta kalojnë butë sëmundjen. Sipas tij, megjithatë, kjo nuk vlen për njerëzit e moshuar dhe me sëmundje kronike.

Lexo edhe :  Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Saksoni-Anhalti është tani shteti i fundit federal që konfirmon rastet e para me infektime. Katër vetë rezultuan pozitivë për virusin e koronës, njoftoi Ministria e Shtetit e Çështjeve Sociale në Magdeburg. Tre nga të infektuarit qenë kthyer nga pushimet në Tirolin Jugor ose nga Tiroli.

Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Ingolstadt për momentin për shkak të një kontakti me një person të infektuar potencialisht. Fillimisht do të pritet rezultati i testit të personit që kontaktoi ai, tha zëdhënësi i Seehoferit, Steve Alter.

Alter njoftoi të hënën në mbrëmje në Twitter se 70-vjeçari Seehofer dhe personi që kishte kontaktuar kishin qenë në të njëjtën dhomë gjatë një takimi në Bruksel. Takimi ndodhi në një mbledhje të ministrave të brendshëm të BE në Bruksel javën e kaluar.

Deutsche Bank mbyll degët

Deutsche Bank duhet të mbyllë përkohësisht dy degë të tjera për shkak të infektimit të dy punonjësve me COVID-19. Një punonjës në Këln dhe një në Detmold rezultuan pozitiv në test. Të gjithë punonjësit që kishin qenë në kontakt me të infektuarit u dërguan në një karantinë 14-ditore. Degët do të pastroheshin plotësisht. Më parë qenë mbyllur një degë e Deutsche Bank në Gelsenkirchen dhe dega në Kempten në Allgäu./DW

Të fundit

Gjermania i shpall luftë Rusisë dhe nis Fronti Lindor

1 gusht 1914 - Lufta e Parë Botërore Përgatiti: Leonard Veizi Në korrik 1914, pas vrasjes së arqidukës Franz Ferdinand të...

Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: Qeveria nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit

Kryeministri Edi Rama sqaron se drafti aktual i Kodit te ri Penal nuk është hartuar nga Ministria e Drejtësisë apo nga Këshilli i Ministrave,...

Radhë kilometrike/Trafik i rënduar drejt veriut, nga Miloti deri në Lezhë, shkak bllokimi

Një nga shkaqet kryesore të mbingarkesës është bllokimi i urës së vjetër pranë Milotit, e cila është jashtë funksionit prej disa ditësh, duke devijuar...

Pretendon se i kanë vjedhur vota, Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se...

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, foli sërish për hapësirat publike. Në një deklaratë të bërë në vijim të komunikimeve publike për rregullsinë...

Lajme të tjera

Web TV