Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot së qeveria ka marrë vendimin që të mbyllen të gjitha kafet dhe lokalet dhe klubet në Tiranë dhe në Durrës fillimisht.
Ministrja sqaroi se këto masa merren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
“Pasi qytetarët nuk i janë bindur urdhrit të qeverisë për tu mbrojtur, kemi marrë vendimin për të mbyllur të gjitha lokalet, restorantet dhe klubet, fillimisht në do të mbyllen në Tiranë dhe Durrës”, deklaroi sot në një dalje publike Manastirliu.