Korrenti dhe vdekjet natyrale, 3 viktima në Tiranë-Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frikë dhe panik pas dy raste vdekjesh që u konstatuan brenda një ore në rrugët e Tiranës dhe të Sukthit. Punonjësi i rrugëve vdes në korrent, prokuroria nis hetimet

Nga Nikoleta Kovaçi

Në kohën kur gjithë vendi është nën ethet e coronavirusit, dy viktima të gjetura në rrugët e Tiranës dhe të Durrësit kanë ngjallur frikë dhe panik në opinionin publik. Edhe pse policia dhe autoritetet janë përpjekur të japin shpejt një version paraprak në lidhje me të dy ngjarjet, sërish frika se ngase iu është shkaktuar vdekja dy burrave ka qenë e pranishme dje përgjatë gjithë ditës. Mjekët ligjorë ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre por sipas të dhënave mësohet se dyshimet për viktimën e Tiranës lidhen me një vdekje natyrale që ka ardhur nga një atak kardiak ndërkohë që për të riun që është gjendur në Sukth, ka dyshime që ka qenë nën efekte të forta alkooli. Por policia njoftoi ditën e djeshme se do të bëhen publike shkaqet e dy rasteve të njëpasnjëshme të dy burrave që u gjenden të pajetë në rrugë. Një tjetër viktimë është shënuar në zonën e Baldushkut, por sipas të dhënave të policisë kjo vdekje ka qenë aksidentale pasi bëhej fjalë për një punonjës rrugësh i cili ka rënë në kontakt me korrentin dhe ka humbur jetën në vend.

Rastet e vdekjeve 

Sipas të dhënave të policisë është mësuar se një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të rrugës Fllakë- Sukth në zonën e Fermës. Bëhet fjalë për personin me inicialet E.K, i cili u gjet në orën 13:15 në rrugën dytësore nga kalimtarët e rastit. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën me idenë për t`i dhënë ndihmën e parë por ka qenë e kotë. Policia menjëherë bëri me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune ç`ka ka bërë që menjëherë të kërkohet edhe ndihma e mjekut ligjor për të hedhur dritë mbi atë rast të dyshimtë. Pas marrjes së dëshmive të para nga persona që i njihnin viktimën dhe më pas edhe nga familja e tij është mësuar se 44-vjeçari ishte konsumues kronik alkooli e për pasojë dyshimet e para bien mbi këtë shkak. Ende nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar nga ana e policisë dhe e prokurorisë, por mjekët ligjorë pritet ta dorëzojnë raportin brenda dy javësh.

Lexo edhe :  Blushi reagon për arrestimin e Veliajt: Me 8 vite vonesë, ka futur në borxh qytetarët

Ngjarja e Sukthit të Durrësit erdhi pas më pak se një orë, kur një tjetër viktimë ishte gjetur në rrugët e Tiranës. Policia bëri me dije se një 79- vjeçar është gjetur i vdekur në një trotuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë. I moshuari me inicialet SH.A., është gjetur rreth orës 12:21 dhe dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale pasi nuk i janë gjetur shenja dhune në trup dhe ka qenë i duke ecur siç kanë deklaruar persona që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Dyshohet se burri vuante nga problemet kardiake por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga ana e mjekëve. Kalimtarë të rastit janë munduar t`i japin ndihmën e parë të moshuarit por nuk ia kanë arritur. Në momentin që është dërguar në urgjencë mësohet se ka qenë pa shenja jete.

Aksidenti në punë

Mirëmbajtësi i rrugëve të Baldushkut në Tiranë, 60- vjeçari H. M, ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt më rrymën elektrike në fshatin Vrap, u tha në një njoftim zyrtar të policisë. Burimet thanë së bëhej fjalë për punonjësin  H. M, i cili ka qenë duke punuar në rrugë kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ai u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Baldushkut, por nuk ka mundur të mbijetojë pasi goditja ka qenë mjaft e fortë. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes në të cilën ka ndërruar jetë punëtori i mirëmbajtjes së rrugëve. Është kërkuar të shikohen të gjitha masat që janë marrë për mbrojtjen e këtij personi nga rreziqet e tilla e për pasojë sipas të dhënave janë marrë edhe dëshmitë e para. Janë një sërë zyrtarësh që do të dëshmojnë mbi këtë ngjarje të rëndë, ku një punonjës rrugësh bie në kontakt me rrymën elektrike dhe vdes.

Të fundit

Berisha thirrje Ramës: Mos guxo të bësh protestë tjetër se do kundërpërgjigjemi

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar protestën e dy ditëve më parë para SPAK dhe GJKKO në mbështetje...

Gjithçka që çdo shenjë horoskopi dëshiron për Shën Valentin 2025

Dashi: Një takim plot aksion, ndoshta duke bërë skydiving ose duke drejtuar një makinë me shpejtësi – asgjë më romantike sesa t’i bësh zemrën...

Pse Berisha paraqitej në SPAK me makinë private dhe nuk shoqërohej nga Policia?

Ditët e fundit duket se SPAK dhe GJKKO po veprojnë me dy standarde sa i takon personave që thirren aty. Të gjithë e kemi...

A ka ndryshuar qëndrimi për drejtësinë e re? Berisha: Vlerësoj çdo punonjës të SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar qëndrimin e tij ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se nuk po mbështet SPAK-un, por Kushtetutën...

Komisioni Rregullator miraton modelin, ja si do të duket fleta e votimit për diasporën

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar me 5 vota pro modelin e fletës së votimit për diasporën. Sipas propozimit, fleta e votimit për emigrantët (që...

Lajme të tjera

Web TV