Masakroi nënën dhe fëmijën 4 vjeç/Polici qëllon për vdekje 33 vjeçarin-VIDEO

Një person u qëllua për vdekje nga një oficer policie pasi më parë kishte plagosur nënën dhe fëmijën e tij 4 vjeç.Efektivi i policisë i ishte përgjigjur thirrjes emergjente të fqinjëve të autorit të ngjarjes pasi ky i fundit kishte goditur me kitarën nënën e tij 51-vjeçare dhe fëmijën e tij të vogël. Me të hyrë në shtëpi efektivi i policisë u përball me 33-vjeçarin Joshua Hernandez Lord, i cili nuk e lëshonte as kitarën dhe as thikën që mbante në dorë teksa bëriste se donte të vdiste.Ashtu siç tregon edhe videoja, ai nuk iu bind urdhrave të policit i cili i kërkonte që të lëshonte thikën dhe kitarën, teksa u lëshua drejt policit për ta qëlluar me kitarë, por mori si përgjigje goditjen me pistoletë duke mbetur i vdekur në vend.

Nga ngjarja mbeti i vdekur edhe fëmija i tij 4 vjeç i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

E gjithë ngjarja ndodhi në Arizona të Shteteve të Bashkuara.