Pensionistët kanë shkuar këtë mëngjes pranë postave për të marrë pensionet pavarësisht deklaratës së Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se pagesat e tyre do të dërgohen nëpër shtëpi, pa asnjë kosto.
Fotot e siguruara nga Fjala.al tregojnë qartë se kjo masë nuk po zbatohet nga pensionistët, të cilët janë edhe më të rrezikuarit prej koronavirusit, Covid-19.
Qeveria ka marrë disa masa në kuadër të koronavirusit, Covid-19, ku një ndër to është edhe dërgesat e pensioneve nëpër banesat e pensionistëve.
Mesa duket masat e bëra publike ditën e djeshme nuk janë duke u zbatuar nga personat në fjalë. Duhet theksuar se nëse situata do të vazhdojë në këto ritme, pensionistët janë duke shkuar drejtë një rreziku të madh për jetën e tyre./Fjala.al
Koronavirusi/ Manastirliu: Ja si do ta marrin pensionin pensionistët