Rama: Policia Ushtarake në rrugë. 5 mijë euro gjobë për të kthyerit nga Italia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Ushtarake do të dalë në rrugë. Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policia Ushtarake do të ngrejë postblloqe për të ushtruar kontrolle në rrugë.

Do të kontrollohen makinat për të konfirmuar nëse shoferët ose pasagjerët janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia, Greqia apo vatrat e tjera të koronavirusit. Ata që janë kthyer dy javët e fundit dhe nuk janë vetëkarantinuar do të gjobiten me 5 mijë euro gjobë.

“Ata do të ndalohen të kthehen në Itali pasi të këtë përfunduar epidemia nëse nuk kanë paguar 5 mijë euroshin”, tha Rama.

Rama tha se situata është e tillë sa nevojiten masa të ashpra, për t’u mos përsëritur e njëjta gjëndje si në Itali.

Pak minuta më parë u shënua në Shqipëri viktima e parë nga koronavirusi. Viktima është një e moshuar 73 vjeçare, e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Të fundit

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e...

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Lajme të tjera

Web TV