Si e mposhtën koronavirusin spanjolli dhe danezi, ja porosia që u japin të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danezi Jakob Tage Ramling, 45-vjeç, ka qenë i infektuar me koronavirus, por kjo nuk e ka shqetësuar aspak atë. Përkundrazi ai nuk mund të flinte nga frika se do të infektojë të tjerët.

Ramling ka qenë danezi i parë që ka rezultuar pozitiv në rezultatet e koronavirusit, pasi ishte kthyer nga pushimet në veri të Italisë. Por, pasi qëndroi në izolim në shtëpinë e tij për dy javë, rezultatet treguan se ai është shëruar. “Kam pasur simptoma të lehta, dhimbje të kokës, dhimbje fyti dhe kollitje. Më janë dashur pesë ose gjashtë ditë që të kaloj gjithçka. Nuk kam qenë në spital e as që kam përdorur barna – kjo për faktin se ndihesha mirë”, ka deklaruar ai.


Koronavirusi është shumë më i rrezikshëm për të moshuarit edhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike. Duke ditur se virusi nuk është fatal për të gjithë, Ramlingun e brengoste më shumë se mund t’ia bartte dikujt tjetër.

“Nuk kam dashur të jem ai që do t’i sëmurë të tjerët. Ka qenë brenda ime më e madhe dhe mendoj se ka qenë brenga e të gjithë të infektuarve – sepse nuk duam që të përhapet ky virus. Më me dëshirë do të qëndroj në shtëpi me javë të tëra apo edhe më gjatë, vetëm që të tjerët të mos infektohen”, ka theksuar ai.

Lexo edhe :  SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

Nga ana tjetër Nil Monro,  spanjolli 22-vjeçar thotë edhe pse është i ri kishte rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit pas kthimit nga Milano ku kishte shkuar për të ndjekur javën e modës.

“Kisha temperaturë paksa më të madhe, dhimbje koke dhe ndihesha i plogësht. Çdokush do të mendonte se bëhej fjalë për ftohje”, shtoi ai. Simptomat i ishin shfaqur pasi ishte kthyer në Spanjë, kështu menjëherë i telefonoi ndihmës së shpejtë që e dërgoi në spital për të kryer disa teste. Më pas ai u vendos në izolim. “Dua t’i qetësoj të tjerët. Nëse jeni i ri, ndiqni këshillat e personave kompetentë. Nëse jeni më i moshuar apo me ndonjë sëmundje më të hershme, duhet të jeni të kujdesshëm. Mos shkoni nëpër tubime ku ka shumë njerëz dhe duhet të keni kujdes sa i përket higjienës”, shtoi Monro.

Claudio Kanceli, 65-vjeç, kryetar i qyteti italian Nembra në Bergamo, gjithashtu është infektuar me koronavirus. Në qytetin e tij me 11 mijë banorë, cilësohet se më shumti ka njerëz të prekur me virus në këtë rajon. “Për fat të mirë, pas tre ditëve që kishte temperaturë, ajo ka zbritur falë medikamenteve që i kam përdorur. Tash e gjashtë ditë jam duke punuar nga shtëpia”, shtoi politikani italian.

Të fundit

Moti i kthjellët në të gjithë territorin, parashikimi për ditën e sotme

Ditën e sotme (24 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik...

1943 – Fillon Operacioni “Gomora”: Bombardimi shkatërrimtar i Hamburgut

    Më 24 korrik 1943 nisi Operacioni Gomora, një nga ofensivat ajrore më të shkatërrimtare të Luftës së Dytë Botërore. Britanikët dhe kanadezët sulmuan Hamburgun...

Negociatat Rusi-Ukrainë, palët ranë dakord për një tjetër shkëmbim të burgosurish

Raundi i tretë i bisedimeve midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll ka përfunduar, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Të dy delegacionet ranë...

Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia

Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë e përllogaritjes së taksës. Metodologjia...

Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë

Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët, si dhe me avokatët janë...

Lajme të tjera

Web TV