Skandali/ Në Shqipëri paguajmë më shumë për të folur brenda vendit se në roaming

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 korriku i vitit të kaluar, hyri në fuqi faza e parë e uljes së tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas marrëveshjes, tarifat maksimale për përdoruesit shqiptare në roaming deri në 1 korrik 2021 do të jene 28.5 lekë për minutë dhe 9 lekë për sms.

Nga 1 korriku 2021 të gjitha tarifat shtesë do të hiqen dhe përdoruesit shqiptare që përdorin roaming në vendet e rajonit do të paguajnë çmime të njëjta si në Shqipëri në kohën që tarifat roaming janë rregulluar, ka një paradoks: tarifat standarde të thirrjeve dhe SMS-ve janë më të larta në Shqipëri sesa në roaming. Këto tarifa nuk kanë ndryshuar prej më shume se 10 vjetësh. I vetmi rregullim u bë në vitin 2014, për të reflektuar vendimin e AKEP që ndalonte diferencimin e thirrjeve brenda rrjetit me ato jashtë rrjetit. Por, kjo solli vetëm njehsim, por jo reduktim të nivelit me të ulët të tarifës standarde të thirrjeve. Kështu, tarifat standarde thirrjeve sot variojnë nga 29 deri ne 39 lekë për minutë, ndërsa mesazhet e shkruara nga 12 deri në 16 lekë për sms.

Praktikisht, përdoruesit me parapagesë të telefonisë celulare prej pothuajse një dekade nuk komunikojnë me më tarifa standarde, por me paketa. Operatorët konkurrojnë përmes paketave, me qëllim sigurimin e një të ardhure  minimale mujore për çdo përdorues, ndërsa tarifat standarde ngelen të pandryshuara./FJALA.al

– Oligopoli/ Tarifat e telefonisë celulare, Shqipëria më e shtrenjta në rajon

Të fundit

Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet...

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në...

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po...

Sivasspor i bën “bllokadë” Manajt, zbulohet klauzola e largimit për sulmuesin kuqezi

Mediat turke bëjnë me dije se Sivasspor, ekipi që ka në pronësi kartonin e Rey Manaj nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin kuqezi, pa...

Paul Pogba flet për transferimin e Rashford tek Barça: “Jam shumë i lumtur për të”

Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato. Marrëveshja do të bëhet zyrtare në orët e...

Lajme të tjera

Web TV