Transporti publik në Tiranë pezullohet me afat të pacaktuar, frikë nga përhapja e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga nesër, transporti urban në qytetin e Tiranës do të pezullohet.  Vendimi është marrë nga bashkia e Tiranës për një afat të pacaktuar, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Pezullimi përfshin përveç linjave qytetase edhe ato që lidhin Tiranën me ish-komunat por edhe ato me Kamzën dhe Vorën.

Linjat që pezullohen si masë parandaluese

–           Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës);

–           Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat);

–           Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës).

Në njoftim, Bashkia e Tiranës thotë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimive të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur efiçencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit.

Të fundit

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Lajme të tjera

Web TV