FOTO/ Koronavirusi, La Liga pezullon kampionatin

Rritja e numrit viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi ka alarmuar të gjithë botën, madje pasditen e djeshme Organizata Botërore e Shëndetit shpallin pandeminë botërore.

Pak ditë më parë Italia, një nga vendet më të prekur nga virusi i rëndë, anuloi çdo kampionat deri më 3 prill.

Ndërsa ditën e sotme edh kampionati më i madh i futbollit në Spanjë, La Liga ka vendosur që të pezullojë çdo ndeshje.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të La Ligës në “Twitter” shkruhet se kampionati kryesor i futbollit në Spanjë ka pranuar pezullimin.

“LaLiga pranon të pezullojë konkursin.”-thuhet në reagim./Fjala.al/