“Ki besim te Zoti, por lidh më parë devenë…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dom Gjergj Meta

Një mësues udhëtonte me një nxënësin e tij, i cili kishte për detyrë të kujdesej për devenë me të cilën udhëtonin. Një mbrëmje, pasi kishin mbërritur te një bujtinë, nxënësi ishte aq i lodhur saqë nuk mundi as ta lidhë kafshën.

“O Zot, u lut duke u shtrirë për të fjetur, kujdesu për devenë: po ta besoj ty”

Të nesërmen në mëngjes deveja nuk ishte më aty.

“Ku është deveja?” – e pyeti mësuesi

“Nuk e di!” – u përgjigj nxënësi – “Duhet t’i kërkosh llogari Zotit! Mbrëmë isha aq i lodhur saqë ia besova atij devenë. Sigurisht nuk është faji im nëse ajo ka ikur apo e kanë vjedhur. Unë thjesht i kërkova Zotit që ta ruante. Ai është përgjegjës. Ti vetë më ke mësuar githmonë që të kem besimin maksimal në Zotin, apo jo?”

“Ki besimin maksimal në Zotin, por më parë lidhe devenë” – iu përgjigj mësuesi – “Sepse Zoti tjetër nuk ka përveç duarve të tua. Vepro sikur gjithçka të varej prej teje, edhe pse e di se gjithçka varet prej Zotit”.

Ditë të mbarë e të bekuar!

Të fundit

Kodi i ri penal, burrat me dy gra dënohen deri në 3 vite heqje lirie

Me Kodin e ri Penal lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë do të konsiderohet...

12 specialistë nga SPAK nisin kursin amerikan, reagon ambasada

Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”, njoftoi sot Ambasada...

Lukashenko: SHBA duhet të shmangë luftërat, është lider global

Si lider global, SHBA-të duhet të parandalojnë përplasjet dhe luftërat, tha Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. “Amerika është lideri global. Nëse e ke marrë iniciativën, vëre...

Laporta zbulon ‘sekretin’ pse nuk u ble Nico Williams

Rinovimi i Nico Williams me Athletic Bilbaon, bëri që Barcelona të afrojë me huazim Marcus Rashfor. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka folur rreth...

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në...

Lajme të tjera

Web TV