Përhapja e Covid-19/ UEFA mblidhet për Champions e Europa League

Shpallja e pandemisë botërore dhe rritja e numrit të viktimave e të prekurve nga koronavirusi e ka çuar futbollin tashmë në plan të dytë.

UEFA ka ftuar sot përfaqësuesit e 55 shoqatave të saj anëtare për të diskutuar në lidhje me vazhdimësinë e garave vendase dhe evropiane.

Përmes një njoftimi zyrtar të bërë publik në faqen e “Twitter-it të UEFA-s” bëhet me dije se ditën e martë më 17 mars do të ketë një takim ku do të flitet pikërisht për gjendjen, mbi mundësinë e shtyrjes se ndeshjeve Europiane, por edhe të EURO 2020.

“Në dritën e zhvillimeve të vazhdueshme në përhapjen e COVID-19 në të gjithë Evropën dhe analizën në ndryshim të Organizatës Botërore të Shëndetit, UEFA ka ftuar sot përfaqësues të 55 shoqatave të saj anëtare, së bashku me bordet e Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe Leagues Evropiane dhe një përfaqësues i FIFPro, për të marrë pjesë në takime përmes videokonferencës të martën 17 mars për të diskutuar përgjigjen e futbollit evropian ndaj shpërthimit.

Diskutimet do të përfshijnë të gjitha garat vendase dhe evropiane, përfshirë UEFA EURO 2020.

Komunikim i mëtutjeshëm do të bëhet pas këtyre takimeve.”-thuhet në postimin e UEFA-s.

Takimet e planifikuara për sot do të zhvillohen, por më tej do merret vendim ditën e martë. Ky reagim i UEFA-s erdhi pas garantimit të Real Madrid e Juventus, lojtarë të të cilëve rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit./Fjala.al/