A do të ishte një shoqëri e shenjtorëve moralë një vend më i keq për të jetuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne nuk duhet të marrim çdo vendim, se si të përdorim kohën tonë, ose të shpenzojmë paratë tona, vetëm për arsye etike

Ne jemi të prirur të përdorim veprimet tona etike si një justifikim për ato më pak etike. Një studim i ri gjerman nga studiuesit Jannis Engel dhe Nora Sached, ofron një paraqitje alarmante të gatishmërisë së njerëzve për ta lënë veten “të lirë”.

Eksperimenti përfshin veçse blerje peshqirësh, ndonëse detajet janë pak komplekse. Pjesëmarrësit menduan se po bënin diçka morale teksa zgjidhnin midis peshqirëve prej “pambuku të pastër organik”, duke mos u shqetësuar aspak nëse prodhoheshin apo jo në kushte etike të punës.

Duke supozuar se pambuku i pastër organik është më i gjelbër (kjo është e diskutueshme) dhe duke besuar se po zgjidhnin një produkt me cilësi më të lartë, ata vepruan në mënyrë egoiste. Megjithatë, kjo gjë duket se i bëri të ndjehen të virtytshëm, aq sa harruan të interesoheshin për kushtet e prodhimit.

Studimi në fjalë tregon padyshim se ka diçka të gabuar në atë çka filozofi Daniel Kaufman e ka quajtur “moral të gjithanshëm”. Ai i referohet pikërisht lëvizjes sonë të përditshme, që supozohet se zhvillohet në sajë të veprimeve etike.

Kaufman supozon gjithashtu se virtyti i vetëm i moralit vlen të kultivohet, ndërsa lulëzimi i arteve, sportit, letërsisë, jetës familjare dhe shumëçka tjetër kërkon që ne të mos marrim çdo lloj vendimi, se si të përdorim kohën tonë, ose shpenzojmë paratë, vetëm mbi baza etike.

Duket se një shoqëri e përbërë ekskluzivisht nga shenjtorë moralë do të ishte një vend më i keq për të jetuar, më false.

Lexo edhe :  Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Përshtatur nga “The Guardian”

Fjala.al

Të fundit

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Brataj: Gripi po vjen, kini kujdes!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër...

Mark Rutte: Putin është gati të vazhdojë luftën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u goditën zonat civile dhe...

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes një njoftimi, Policia bën të...

Lajme të tjera

Web TV