Nga Sean Illing “Vox”/Koronavirusi nuk bën asnjë lloj diskriminimi. Cilido prej nesh, kudo që ai jeton, është i prekshëm, të paktën në parim. Dhe ndërsa jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, ndërsa disa nga ne mund gjejnë mënyra të ndryshme për të udhëtuar për shkak të moshës apo gjendjes shëndetësor, vetë mikrobet janë të paanshme gjatë sulmit të tyre.
Do të ishte shume me vlerë të ndalemi, dhe të reflektojmë në implikimet e këtij fakti. Për mirë a keq, që të gjithë jemi të njëjtën barkë. Romani im i preferuar është “Murtaja” e shkrimtarit francez Albert Kamy. Kjo vepër u botua në vitin 1947, pas Luftës së Dytë Botërore. Në sipërfaqe, është një histori mbi një qytet bregdetar algjerian, të infektuar nga një Murtajë misterioze.
Por alegoria e përdorur funksionon në disa nivele. “Ajo ishte në të njëjtën kohë një tregim mbi një epidemi, një simbol i pushtimit nazist, dhe së treti përfaqësonte ilustrimin konkret të një problemi metafizik”- shkroi më vonë Kamy. A është pika e fundit kaq e rëndësishme tani?
“Problemi metafizik”, është fakti brutal i vuajtjes. Është një problem, pasi për të nuk ka asnjë arsye të vërtetë. Ashtu si Murtaja, është thjesht diçka që ndodh në botë, pavarësisht nëse duam apo jo. Romani i Kamysë, ngre pikëpyetjen nëse qënia njerëzorë është e aftë ta konceptojë vuajtjen jo si një barrë individuale, por si një përvojë të përbashkët, dhe ndoshta të shndërrojë atë në diçka pozitive.
Thelbi është të njohim universalitetin e vuajtjes. Epidemia e Murtajës, është në çdo rast një ngjarje e jashtëzakonshme, dhe tmerri që ajo shkakton është gjithashtu shumë i madh. Por vuajtja është gjithçka tjetër, përveçse e jashtëzakonshme. Çdo ditë kur dilni nga shtëpia, mund t’ju ndodhë diçka e tmerrshme.
Në çdo moment, mund të sëmureni për vdekje. E njëjta gjë vlen për të gjithë ata që njihni. Të gjithë ne jemi peng i forcave, mbi të cilat nuk kemi kurrfarë kontrolli. Një pandemi, parathotë thjeshtë atë që është tashmë e vërtetë për gjendjen tonë. Dhe ajo na detyron të mendojmë mbi përgjegjësitë që kemi ndaj njerëzve përreth nesh.
Një nga arsyet pse e kam shumë qejf librin “’Murtaja”, është se kjo vepër nxjerr në pah me forcë konfliktin midis lumturisë individuale dhe detyrimit moral. Heroi i romanit është një mjek i përkushtuar i quajtur Rië. Që në fillim, ai betohet me veten që t’i rezistojë epidemisë së Murtajës, dhe të jetë solidar me viktimat e saj.
Ndjenja e tij për qëllimin e fisëm, bie ndesh me luftën dhe sakrificën e madhe që kërkon lufta ndaj sëmundjes. Çdo personazh në histori, përcaktohet nga ato që bën në momentet para vdekjes. Askush nuk i shpëton asaj, por ata që rebelohen, dhe që zvogëlojnë vuajtjet e të tjerëve, janë më të përmbushurit.
Të vetmit katilë në atë epidemi, janë njerëzit që nuk mundin të shohin përtej hundës së tyre. Për këta njerëz, Murtaja është ose një justifikim për t’ia mbathur dikur tjetër, ose një mundësi për t’u shfrytëzuar dhe bërë para. Ajo që i bën kaq të tmerrshëm këta njerëz, nuk është interesi i tyre vetjak; por ajo që saboton interesi i tyre.
Për shkak se nuk mund ta shohin dot që gjendja e tyre është e përbashkët me atë të të tjerëve, atyre u mungon fare solidariteti. Dhe kjo verbëri, e bën të pamundur komunitetin e vërtetë. Një temë e përsëritur e “Murtajës”, është se krizat janë një mënyrë për të forcuar rendin shoqëror. Një krizë zhyt në kaos gjithçka që ne e marrim si të mirëqenë. Dhe na detyron të marrim pjesë në atë krizë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi, kur është në rrezik mbijetesa e përditshme e një njeriu. Ka vetëm të tashme, dhe siç thotë Rië “ne jemi që të gjithë të përfshirë në të”.
Koronavirusi nuk është Apokalipsi. Ai nuk do të jetë fundi ynë. Por është një pandemi, që do të kërkojë llojin e solidaritetit që mohon etikat tona individuale.
Në fund të romanit, Kamy e distilon filozofinë e tij në një fragment përfundimtar:”Dhe në fakt, teksa dëgjonte brohorimat e gëzimit të turmës në qytet, Rië kujtoi se një gëzim i tillë është gjithnjë i parakohshëm. Ai dinte atë që turma nuk e dinte, por që mund t’a kishin mësuar nga librat:që bacili i Murtajës nuk vdes kurrë ose zhduket për fare; se ai mund të qëndrojë i fjetur për vite e vite me radhë në mobilje tona; që e kalon kohën e vet në dhomat e gjumit, bodrumet, rraftet e rrobave dhe librave; dhe se mbase do të vinte dita kur do të aktivizonte sërish minjtë e saj, dhe do t’i dërgonte ata të ngordhin në një qytet të lumtur”.
Par, lufta kundër vuajtjes nuk mbaron kurrë. Murtaja do të rikthehet, dhe po kështu gjithçka tjetër që mundon qeniet njerëzore. Por mesazhi që përçon në fund libri, është se komunitetin e bën të mundur një luftë e përbashkët. Leksioni tjetër, është se duhet ta shohim veten si anëtarë të një komuniteti, dhe jo si aktorë të atomizuar.
Dhe kjo do të thotë që të mendojmë jo vetëm për veten, por dhe mbi mënyrën sesi veprimet tona do të prekin njerëzit e tjerë. Një pandemi, nënvizon ndërvarësinë tonë të ndërsjellë, në një mënyrë që vetëm tragjedia mund ta nxjerrë në pah.
Marrë me shkurtime/Përgatiti:Silvana Tresa