Koronavirusi/ Ndërpritet shtypi i shkruar, ja si mund të informoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I gjithë shtypi i shkruar ka ndërprerë ditën e sotme botimin si një masë për të mbrojtur lexuesit dhe të gjithë personat që merren me shpërndarjen e shitjen e tyre.

Gazetat në të gjithë vendin ranë dakord që të shkonin një vendim të tillë, pasi situata e krijuar nga koronavirusi në vend nuk duket aspak e mirë.

Për shkak të situatës së pazakontë në përhapjen e coronavirusit “Covid-19” dhe duke pasur si prioritet shëndetin e qytetarëve, gazeta Fjala ka vendosur të ndërpresë përkohësisht botimin. Në mbrojtje të lexuesve, bordi drejtues i gazetës Fjala gjykoi se ndërprerja e përkohshme është e nevojshme duke mos e imponuar lexuesin që të dalë nga banesat për të blerë gazetën.

Megjithatë, lexuesi ynë do të njihet me zhvillimet e fundit dhe me shkrime të thelluara nëpërmjet faqes se web www.fjala.al. Bashkarisht besojmë se do ia dalim dhe shumë shpejt gazeta Fjala do rikthehet sërish pranë lexuesit në formatin print.

Konfirmimi i rasteve të para me koronavirus para disa ditësh në vendin tonë dhe rritja e tyre në 33 persona të rezultuar pozitiv ditën e sotme, nga ku 1 person humbi dhe jetën ka bërë që media ta marrë shumë seriozisht rastin në fjalë dhe të japë kontributin e saj për këtë emergjencë.

Për të parandaluar sadopak shpërndarjen e këtij virusi të rrezikshëm, ky vendim u pa si një nevojë e domosdoshme./Fjala.al/

PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI

Të fundit

Trump akuzon Obamën: Orkestroi një grusht shteti kundër meje

Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe “kriminelët” e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar...

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga produktet që shiten nga Shein...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Lajme të tjera

Web TV