Mbijetesa e shtypit të shkruar, Halili: Lajmi i zgjeruar kërkohet nga lexuesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga temat e trajtuara mbrëmjen e kësaj të premte në emisionin Java në RTSH nga Lorenc Vangjeli dhe Prenç Zogaj, ka qenë edhe mbijetesa e shtypit të shkruar, beteja e radhës me rrjetet sociale.

Të ftuarit, drejtori i Gazetës FJALA, Ardit Halili, si edhe zv/kryeredaktori i Gazetës Panorama kanë folur për sfidat e Printit në realitetin e sotëm.

Si drejtues i gazetës më të re në treg Halili ka treguar përse kanë vendosur të shkojnë përtej rrymës dhe përse beson se printi do mbijetojë.

Halili e vuri theksin tek besueshmëria e mediave online. Në këtë treg të madh të mediave online, diferencën e bën vetëm kur krijon besueshmëri tek lexuesit e tu.

“Printi nuk do mbyllet sepse njerëzit kanë gjithmonë interes për lajme të zgjeruara dhe të plota, por dhe për informacione të veçanta kur nuk i gjen në median online. Gazeta e printuar gjithmonë është më e besueshme sesa një media online ku lajmi mund të fshihet. Sot po jetojmë në një kohë kur media print mund të bashkëjetojë shumë mirë me një faqe online,” deklaroi ndër të tjera Halili.

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV