Mjekët italianë rrëfejnë vdekjen që shohin me sy: Të sëmurët e dinë që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Francesca Cortellaro, është një doktoreshë italiane e cila punon në spitalin San Carlo Borromeo në Milano. Ajo po përballet në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Ajo u shpreh se situate në Itali është tepër e rëndë dhe tregoi se pacientët e prekur nga koronavirusi e dinë që do të vdesin dhe luten për të takuar të afërmit e tyre.

“A e dini kush është gjëja më dramatike? Të shohësh pacientët që vdesin të vetmuar, t’i dëgjosh teksa të luten për të përshëndetur fëmijët apo nipërit”.

Në një rrëfim për gazetën italiane Il Giornale, Francesca Cortellaro përshkroi se si një gjyshe që po mjekonte kohët e fundit i kishte kërkuar asaj të shihte nipin e mbesën për të fundit herë.

“Unë nxora telefonin dhe i thirra në video. Ata i thanë lamtumirë. Deri tani kam një listë të gjatë të thirrjeve video. Unë e quaj atë një listë lamtumire.” tha ndër të tjerë mjekja.

Profesor Stefano Muttini, shef i reaminacionit e pranon. “Kam përshtypjen se kam prfunduar brenda një tsunami, që sado që ti lufton, nuk do mundesh kurrë ta ndalësh. Problemi kryesor që kemi është të gjejmë vende të reja.

Reanimacioni im kishte 8 shtretër, pastaj munda të shtoj 7, pastaj 8 të tjerë dhe në fund 16, duke shkuar në 31 shtretër. Kjo është një nga ato situatat kur për herë të parë ndjehem i sfiduar”.

Carlo Serininjë tjetër mjek tregon një tjetër histori. “Jam reanimator prej vitesh, por tani është ndryshe. Sonte iu afrova një të moshuari, I kishim vendosur kaskën për frymëmarrjen e drejtuar. Ai shihte përreth i trembur. Kur iu afrova po më pëshpëriste: Është e vërtetë, jam rëndë? Kryqëzova shikimin me të dhe e kuptova që nuk më kishte mbetur më një përgjigje”.

Lexo edhe :  Erdogan shpall fitoren kundër “terrorizmit” pas çarmatosjes së PKK-së

Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 1266 ndërsa numërohen rreth 17660 persona të infektuar me koronavirus.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV