‘Zbrazet’ Fieri, Vlora dhe Lezha, ‘i binden urdhrit të qeverisë’

Fieri është ndërgjegjësuar! Askush nuk ka dalë në rrugë ditën e sotme! Në rrugë lëvizin vetëm makina që janë lejuar të kalojnë nga postblloqet e policisë.

Si asnjëherë tjetër, edhe në Vlorë, gjithçka i duket një qyteti që ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme nga koronavirusi. Mëngjesin e sotëm në rrugë, kanë qarkulluar vetëm ambulanca dhe makinat që kanë marrë një autorizim.

Edhe Lezha i është bindur urdhrit të qeverisë për ndalim qarkullimi. Rruga kryesore ka marrë një pamje të frikshme ku përpos policisë , nuk shihet asnjë automjet.

PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI/Fjala.al