Ambasada e SHBA-ve uron Ditën e Verës me një mesazh për koronvirusin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës duke dhënë një mesazh inkurajues në lidhje me situatën ku ndodhet vendi ynë nga koronavirusi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e SHBA-ve, shkruan se pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku.

“??️ │ Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurt në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura!”, -thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.-ve./Fjala.al/