Ja si duhet të veproni nëse keni biznes e do të qarkulloni me makinë punonjësit

Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video që tregon rrugën që duhet të ndjekin për të siguruar qarkullimin e punonjësve të gjithë ata që kanë një biznes prodhues.

“Një videoinformacion i thjeshtë nga salla operative e ngritur që dje, për të gjithë ata që kanë një biznes prodhues dhe akoma pyesin se si duhet të veprojnë për të siguruar qarkullimin e punonjësve të tyre apo për t’u sqaruar mbi e-mailin e dërguar në adresën policiarrugore@asp.gov.al

numrat e telefonit:

0694122223

0694122224” shkruan Rama.

Mbrëmë kryeministri Rama u kërkoi të gjitha kompanive që vijojnë punën, pra që nuk u është ndaluar aktiviteti, që prej ditës së hënë të sigurojnë transportin e punonjësve me autobus apo mjetet e tyre me akreditim nga policia. Ai kishte një porosi edhe për administratën.

“Të gjitha kompanitë prodhuese që nuk hyjnë te aktivitetet e ndaluara nga dita e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre me autobus të akredituar apo mjetet e punonjësve, nga policia e shtetit. Edhe punonjësit e administratës që nuk janë shkëputur nga puna duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese për të qarkulluar me automjetin e tyre privat” tha Rama.