Koronavirusi/ Si të jeni produktiv, duke punuar nga shtëpia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bryan Lufkin “BBC”

Google, Microsoft, Twitter. Hitachi, Apple, Amazon. Chevron, Salesforce, Spotify. Nga Britania e Madhe në SHBA, nga Japonia në Korenë e Jugut, të gjitha kompanitë e mëdhë globale kanë rekomanduar ditët e fundit praktikën e detyrueshme të punës nga shtëpia, për shkak të përhapjes Covid-19.

Dhe është realiste të supozojmë se për njëfare kohe kalimi në “zyrën e shtëpisë”, do të bëhet normaliteti i ri për shumë prej nesh, dhe kjo duke pasur parasysh njoftimin e së mërkurës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, se koronavirusi ka arritur zyrtarisht statusin “pandemi”.

Disa punonjës do të punojnë për herë të parë nga shtëpia. Kjo do të thotë se duhet të mësoni si të jeni produktivitë edhe në këtë mjedis të ri pune.

Ruani komunikimin me shefin

Koronavirus apo jo, çelësi për të punuar nga shtëpia është komunikimi i shpeshtë me shefin tuaj, dhe informimi se çfarë saktësisht pritet nga ju. “Nga komunikimet e përditshme, mund të keni pritshmëri të qarta”-thotë Barbara Larson, profesore e menaxhimit në Universitetin e Bostonit, që studion punën nga distanca. “Pyesni menaxherin tuaj edhe nëse ata vetë nuk e kanë mendjen që t’ju telefonojnë. Shpesh herë, ata thjesht harrojnë ta bëjnë këtë gjë” shton ajo.

Menaxheri juaj, mund të mos jetë mësuar t’i administrojë njerëzit në një mënyrë virtuale, ose kompania ku punoni mund të mos zotërojë një grup mjetesh të gatshme për punëtorët në distancë, siç është aplikacioni “Slack” apo aplikacioni i video-konferencave , thekson Larson. Një studim i bërë vitin e kaluar nga agjensia e zhvillimit të markës në internet “Buffer”, mbi 2.500 punonjës që punonin në distancë, tregoi se vetmia ishte sfida e dytë më e raportuar nga 19 përqind e të anketuarve.

Ajo mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen më pak të motivuar, dhe për pasojë më pak produktivë.

Prandaj, kur komunikoni me shefin tuaj dhe ekipin drejtues nga shtëpia, kjo gjë ndihmon shumë. Larson rekomandon komunikimin ballazi dhe të menjëhershme, përmes video-bisedave në Skype, Zoom etj.

Trajtojeni si një punë të vërtetë

Në rast se nuk keni një zyrë në shtëpi, përpiquni sa më shumë që të jetë e mundur që të krijoni një hapësirë ​ ekskluzivisht për punën që do bëni. “Mospasja e një hapësire të mirë-pajisur për një zyrë në shtëpi kur njerëzit nisin të punojnë nga distanca, mund të shkaktojë një rënie të përkohshme të produktivitetit”- thotë Sara Saton, themeluese dhe drejtuese e “Flexjobs”, një kompanie e punëve nga distanca.

“Prandaj krijoni kufij brenda shtëpisë tuaj që anëtarët e familjes tuaj ta kuptojnë rëndësinë e situatës. Kur dera e dhomës është e mbyllur, pretendoni sikur nuk jeni atje”-thotë Kristen Shoklej, profesore e asociuar e psikologjisë në Universitetin e Xhorxhias, SHBA.

Në një studim të bërë mbi 7.000 punëtorëve vitin e kaluar nga “FlexJobs”, 65 për qind e tyre thanë se ata janë më produktivë kur punojnë nga shtëpia, duke përmendur disa përfitime, si më pak ndërprerje nga kolegët, dhe reduktimi i stresit nga vatje-ardhjet në punë. Gjithsesi, është gjithashtu e rëndësishme që të organizoni ditën tuaj.

Në anketën e “Buffer”, ankesa më e cituar e punës nga distancë ishte paaftësia për t’u shkëputur tërësisht prej saj. Në rast se nuk mund të dilni nga një zyrë, e cila siguron kufij më të qartë për mbarimin e ditës së punës, Shocklej sugjeron disa “shenjues psikologjikë” si për shembull një kafe 20-minutëshe në mëngjes, dhe më pas disa ushtrime fizike pas punës për të hapur dhe mbyllur ditën.

Lexo edhe :  Mandati i Zaçajt/ “Shpërthen” Çupi: Kushtetuesja është kthyer në kosh plehrash

 

Shmangni ndjenjën e izolimit

 

“Koronavirusi po i shtyn të gjithë në këtë lloj ekstremi të punës nga shtëpia”-thotë Nikolas Blum, një profesor i ekonomisë në Universitetin e Stenfordit në Kaliforni. Ai thotë se ekzistojnë dy lloje të punës nga shtëpia:punë afatshkurtra apo rastësore, dhe punë të përhershme ose me kohë të plotë.

“Ëshët njëlloj si të krahasosh një stërvitje të lehtë me maratonën”- thotë ai, por kjo e fundit është ende mjaft e rrallë. Blum thotë se vetëm 5 për qind e forcës punëtore në SHBA, raportojnë se ata janë punëtorë nga shtëpia me kohë të plotë. Me koronavirusin nëpër këmbë, nuk është e qartë se për sa kohë njerëzit do të rrinë në shtëpi, gjë që paraqet probleme shtesë.

Për shembull, prindërit do të kenë më shumë punë nëse fëmijët janë në shtëpi, pasi shkollat ​​janë të mbyllura, gjë që do të thotë se një komunikim më i ngushtë me menaxherët është thelbësor. Ndërkaq, izolimi i zgjatur në kohë mund të ndikojë potencialisht mbi moralin e punonjësit dhe produktivitetin e tij.

Kjo është arsyeja pse Larson sugjeron që ekipet drejtuese në kompani të përpiqen të ruajnë një lloj panorame të normalitetit dhe miqësisë në mënyra jo konvencionale, si festat virtuale për pica.

“Është një mënyrë e mirë për t’u mbajtur në kontakt. Diçka e çuditshme, por që të gjithë ndjehen të çuditshëm, kështu që është diçka e këndshme”- thotë Larson.

Mbani lart moralin dhe gjendjen shpirtërore

Këto janë kohë stresuese për të gjithë ne. Titujt negative në media, shqetësimi për të familjarët e moshuar, dhe lufta për të mos rënë pre e panikut, duke shkuar dhe blerë sasi të mëdha letrash higjienike në supermarkete, mund t’i lërë e-mailet e punës në plan të dytë. Por, sa më shumë përpjekje që bëni për të komunikuar me kolegët, aq më shumë shanse keni të shmangni ndjenjat e izolimit, gjë që mund të çojë në depresion.

“Në përgjithësi, një periudhë afatshkurtër, 2-4 javë punë me kohë të plotë nga shtëpia, do të ishte e dhimbshme ekonomikisht dhe personalisht, por e durueshme”-thotë Bloom. “Një periudhë më e gjatë, le të themi 2-3 muaj pune me kohë të plotë, mund të çojë në kosto serioze ekonomike dhe shëndetësore”- shton ai.

Ai bie dakord se zgjidhjet për këtë gjë, përfshijnë sa më shumë ndërveprim ballë për ballë në internet përmes thirrjeve video-telefonatave, sidomos për ata punonjës që jetojnë vetëm, dhe që mund të ndjehen më të izoluar, apo edhe takime të rregullta pa axhendë, si pirja e ndonjë kafe.

Nëse jeni menaxher, është në dorën tuaj të ofroni një komunikim të qartë, dhe është gjithashtu thelbësor për të mbajtur lart moralin.

“Këto kohë, është e lehtë të stresohesh apo të dëshpërohesh. Nëse jeni menaxher, pranojeni se keni stres dhe vështirësi. Detyra juaj është të jeni një nxitës i ekipit”- thotë Larson. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse njerëzit përfundojnë duke punuar në shtëpi për më shumë se disa javë, çka është një mundësi e veçantë . “Vendosni një lloj norme. Mbani lart gjendjen shpirtërore të njerëzve”- thotë ajo.

Përgatiti: Silvana Tresa

Të fundit

Ndërtimet pa leje, ja sa është fatura dhe kategoria që përfiton nga falja e gjobave

Deputetja e mazhorancës, Pranvera Resulaj e ftuar në studion e RTSH-24 deklaroi se, nisma e qeverisë për falja e...

“Po krijoni një furtunë”/ Gogu: Doni apo s’doni anulimin e gjobave do ta bëjmë ligj

Ka nisur me debat seanca e sotme, ku po diskutohet në lidhje me anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje. Në fjalën e tij Tonin...

BE paralajmëron rënie të ekonomisë në 2025, cilat janë 10 shtetet më “problematike”

Midis trazirave politike, disa të dhënave të dobëta ekonomike dhe paralajmërimeve për mungesën e potencialit të saj të rritjes, Evropa pati një vit të...

Ambasadori Gonzato: SPAK-u, sinonim i suksesit në Shqipëri

Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK-ut, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi Prokurorinë e Posaçme si një element kyç të reformës në...

Ka një arsye pse edhe njerëzit më të zgjuar bien pre e mashtrimeve

Nuk jeni naiv, psikologjia e manipulimit është shumë reale. Mashtruesit dhe ata që bëjnë hile kanë ekzistuar gjithmonë, por teknologjia ka bërë që të jetë...

Lajme të tjera

Web TV