Masat ndaj koronavirusit, Balluku: Kompanitë e mallrave të dorëzojnë këto të dhëna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar  të gjitha kompanitë e transportit ndërkombëtar të mallrave se duhet të dorëzojnë brenda ditës së sotme, 14 Mars 2020, listën me emrat e drejtuesve të automjeteve, të cilët do të kryejnë transportin ndërkombëtar.

Ky njoftim nga Balluku erdhi pasi Kryeministri Edi Rama bëri me dijet gjitha automjetet do të ndalohen se qarkulluari dhe se vetëm transporti i mallrave dhe ambulancat dhe media e akredituara do lejohen të lëvizin, vendim ky që ka si synim kryeson parandalimin e koronavirusit.

“Në kuadër të organizmit të transportit ndërkombëtar të mallrave, si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kërkohet nga të gjitha kompanitë të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të mallrave që brenda ditës së sotme, 14.03.2020, ora 23:00 të dorëzojnë në adresën e email transporti@infrastruktura.gov.al, listën e drejtuesve të automjeteve, të cilët kryejnë transport ndërkombëtar”- thuhet në një njoftim të shpërndarë sot nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lista duhet të përmbajë emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, numër pasaporte dhe numrin e lejes së drejtimit ndërkombëtare. Ndërsa nga ana e autoriteteve do të lejohen të qarkullojnë vetëm kompanitë, të cilat do të dërgojnë emrat e drejtuesve të tyre./Fjala.al/

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV