Vrasja në Halil, si ekzekutoi xhaxhai me dy armë nipin, baba të dy fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Shkëlqim Halili, 59 vjeç nga Fushë-Kruja i ka marrë jetë nipit të tij, Julanit, 41 vjeç! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e këtij të fundit ndërsa autori ka marrë armën dhe ka ikur bashkë me të në shtëpinë e tij. Policia e Krujës në bashkëpunim edhe me një grup të shkuar nga Durrësi e kanë rrethuar burrin vrasës në banesë i cili fimllimisht dyshohej se mbante vetë njëe kallashnikov me vete dhe i kanë kërkuar të dorëzohet.

Duke parë që nuk kishte rrugë tjetër, Shkëlqim Halili, babai i një djali dhe dy vajzave ka hedhur armën dhe ka pranuar prangat. Nga të dhënat e para që vijnë nga fshatit Halil, mbiemrin e të cilit mban edhe Shkëlqimi dhe familja e tij, përfshi edhe viktimën e tij, është mësuar se bëhet fjalë për një konflikt të hershëm mes tyre. Ndonëse viktima gjithnjë ka vendosur të lëshojë rrugën xhaxhait, me sa duket konflikti i dy javëve më parë ka qenë mjaft serioz. Aq sa ka bërë që Shkëlqimi të marrë armën dhe të qëllojë mbi të me të paktën 5 plumba.

Policia

Për rreth një orë policia ka qëndruar në negociata me të duke i kërkuar që të dorëzohet. Halili, 59 vjeç, xhaxhai i vogël i Juljanit, mësohet se përveç kallashnikovit në momentin që ka shkuar në shtëpinë e djalit të vëllait të tij ka patur me vete edhe pistoletë. Ai e ka qëlluar në derën e jashtme të banesës, nipin, baba të dy fëmijëve të mitur e më pas ka marrë rrugën dhe është kthyer në banesën e tij, ku me nipin i ndante vetëm një portë tjetër.

Sipas të dhënave të para bëhet me dije se personat që kanë dëshmuar aktualisht janë i ati i Juljanit, Hyseni, bashkë me bashkëshorten e viktimës, Rezartën. Po ashtu është marrë dëshmi edhe në familjen e Shkëlqimit dhe ende nuk mësohet se çfarë është thënë konkretisht për atë konflikt që çoi në vrasjen e 41 vjeçarit. Nga burime të besueshme policore bëhet me dije se zona, pra fshati Halil, prej shumë vitesh është një vatër e përplasjeve mes familjeve e fiseve e shkak për këtë gjithnjë ka qenë droga, por që asnjëherë policia nuk e ka ngritur këtë problem.

Lexo edhe :  Përleshje me policinë/ 29-vjeçari shqiptar bën për spital karabinierin gjatë arratisjes

Policia po heton në një sërë pistash ndërsa në drejtim të vendit të ngjarjes ka shkuar edhe një grup hetimor që po merren me zbardhjen e vrasjes së rëndë. Po përveç konflikteve të mbartura për çështje pronash mes vëllezërish, policia dhe prokuroria po hetojnë edhe një konflikt të dyshimte që lidhet me përplasjet mes tyre për ngjarje të vjetra.

Të fundit

Durrës Marina/”Projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe...

SHBA-të nxjerrin në ankand superjahtin e sekuestruar rus, me vlerë 325 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara po nxjerrin në ankand superjahtin luksoz rus, Amadea, i sekuestruar me vlerë 325 milionë dollarë. Kjo shënon shitjen e parë të...

Gjenerali gjerman ngre alarmin! Rusia ia ka gjetur “thembrën e Akilit” Evropës

Për të mundësuar lëvizjen më të shpejtë të trupave të NATO-s drejt kufirit lindor të Aleancës, si dhe për të mbrojtur popullin e Gjermanisë...

Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

Bilbili i Labërisë, Bujar Tabulla ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Artisti i njohur, një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të...

FOTO/ Aksidenti ajror në Ganë, kush janë dy ministrat që ndërruan jetë

Ministri i Mbrojtjes i Ghanës, Eduard Omane Boamah, dhe Ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed, kanë humbur jetën në një aksident...

Lajme të tjera

Web TV