COVID-19 izolon përfundimisht vendin, mbyllen kufijtë me Greqinë e Maqedoninë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Pas kufijve me Malin e Zi dhe Kosovën vjen radha e mbylljes së kufijve edhe me Greqinë dhe Maqedoninë e Verit. Sipa stë dhënave më të fundit që vijnë nga policia e Kufirit është njoftuar se janë të paktën 4 pika doganore që nuk do të funksionojnë deri në një urdhër tjetër. Ndërkohë që është bërë me dije se do të lëvizin në drejtim të Greqisë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë që kanë lejeqëndrim të përhershëm në vendin fiqnjë.

Në fakt masat drastike që ka marrë qeveria jonë dhe edhe qeveritë e tjera në këtë kohë pandemie kanë bërë që në drejtim të policisë dhe të të gjitha hallkave që duhet të shërbejnë për qytetarët në nevojë të ketë një fluks kërkesash e për pasojë Policia e ka të pamundur t`iu përgjigjet të gjitha rasteve. E në këtë kohë frikë e paniku për virusin që gjendet në qarkullim, qytetarëve iu është shtuar edhe një makth tjetër që lidhet me nxjerrjen e lejes për të lëvizur jo vetëm jashtë Shqipërie po edhe brenda vendit, për të kryer detyrimet e domosdoshme sidomos për çështje shëndetësore.

Njoftimi
Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të udhëtojnë drejt Greqisë apo Maqedonisë së Veriut, se nuk do të lejohen të kalojnë në pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës, për arsye të parandalimit të koronavirusit. Policia sqaron se do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetasin grekë dhe ata që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi. Ndërkohë që policia njofton edhe faktin që ende nuk dihet se kur do të ketë një njotim të dytë që lidhet me anulimin e të parit!

Lexo edhe :  "Bëjnë pazare"/ Ankohet Berisha: Media po më censuron në mënyrë barbare!

“Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht Kakavija, Qafë Bota dhe Kapshtica për arsye të parandalimit të COVID-19, duke filluar prej orës 13.00, nuk do te lejohet te hyjnë për ne Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre qe kane leje qëndrimi te përhershme ne Greqi. Në pikat e kalimit me greqinë do lejohen vetëm kamionët.

Gjithashtu Policia Kufitare bën me dije se edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndërsa Qafë-Thana vijon lëvizja normalisht. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë”.

Lëvizjet
Si në çdo mbyllje tjetër kufiri edhe me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut mësohet se vetëm janë të lirë të lëvizin mjetet e mallrave dhe shoferët e tyre. Ndërkohë që ende në vendin tonë nuk është shfaqur ndonjë krizë mielli e buke, nga ana tjetër është Kosova që orëve të para të ditës së sotme ka lëshuar alarmin se mbyllja e kufijve i ka hapur rrugën abuzimit me bukën e mungesës së menjëhershme të miellit dhe të disa ushqimeve bazë të shportës.

Në vendin tonë përveç rritjes pa fre të çmimeve, rritje që asnjë mekanizëm shtetëror nuk i konstaton dhe ndëshkon, bie në sy edhe mungesa e kontrolleve të duhura në porte e dogana për kontrollin mjekësor të shoferëve

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV