‘Dilni në ballkon’/ Sot në orën 12:00 instrumentistët luajnë muzikë nga shtëpia

Sot në kryeqytet pritet të zhvillohet një nismë e re, pas asaj së djeshmes, ku qytetarët dolën nëpër ballkohet e shtëpive dhe duartrokitën mjekëve për punën e tyre, pas përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Kulturës ka ftuar të gjithë instrumetistët që të luajnë muzikë sot nga shtëpitë e tyre. “Hapni dritaret Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja.Ftojmë të gjithë instrumentistët, të zhgjojnë qytetin me tingujt e tyre. Bëjmë muzikë nga shtëpia. Ditën e diel ora 12:00″, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Featured image of article: “Hapni dritaret”/ Në orën 12:00 bëhuni gati për të shijuar ‘spektaklin’, çfarë nisme pritet të ndërmerret sot nga ballkonet e shtëpive