Pse sot merren me Lulin e jo me Sorosin?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Skënder Minxhozi

Ajo pjesë e Partisë Demokratike që identifikohet me Sali Berishën ka hyrë në një garë të brendshme këto orë, për të bërë të paditurin në lidhje me fondet ruse që SHBA tha se kjo forcë politike ka marrë kur drejtohej nga Lulzim Basha. Një tufë burrash plot grada e spaleta në karrierë, po pranojnë të vetëquhen të mashtruar nga ai që e kanë cilësuar si të paaftë e dështak, më mirë sesa të hyjnë në syrin e ciklonit të SHBA për fondet ruse.

Ndoka e quan skuth, Ristani thotë se i besoi pa ditur ‘qëllimet e mbrapshta’, Berisha i cili dikur garantonte se akuzat ishin pjellë e komplotit të Soros sot kërkon hetim brenda partisë për paratë ruse. Një gjë i bashkon tashmë të gjithë: fakti që paratë ruse kanë bërë pis Partinë Demokratike. Duke marrë (çuditërisht) për të mirëqenë atë që thotë Departamenti i Shtetit.

Lulzim Basha duket tashmë si një magjistar që paska tranzituar nën hundën e të gjithëve paret e Putinit. Edhe David Koperfildi i famshëm do ta kishte zili këtë lloj iluzioni optik. Ish-kryetari i paska mashtruar të gjithë dhe ata po e kuptojnë vetëm sot, kur foli Zeri i Amerikës! Në lëmshin e ngjarjeve shqiptare kjo nuk është pirueta më e shëmtuar, gjithsesi shijen ta le të dhidhur.

Edhe ata që deri dje e duartrokisnin Lulzim Bashën, e dinë që s’mund të mbajnë mbi shpinë dy beteja publike me Amerikën. Pas shpalljes non grata të Berishës, për të cilën një pjesë e lidershipit të PD u rreshtua fort kundër Uashingtonit, koka e Lulzim Bashës vlen shumë pak për t’ju futur një tjetër përplasjeje me amerikanët. Ky turravrap për të ikur nga Lulzim Basha dhe baltosja e tij me fonde ruse, shënon një gjest të pritshëm për një forcë politike që ka një llogari të hapur me SHBA e që nuk di si a menaxhojë.

Lexo edhe :  Ana e errët e lëvizjes studentore serbe

Lulzim Basha sot është jetimi më i famshëm i politikës shqiptare. Mbi të mund të hedhësh akuza, përbaltje e mallkime sa të duash. Arsyeja? Fare e thjeshtë: vlen zero politikisht! Përkrahësit e Berishës, që të gjithë persona me pushtet në PD-në e nëntë viteve të fundit të cilët e kanë mbrojtur Bashën me mish e me shpirt, sot kanë luksin që t’i përkrahin amerikanët pikërisht aty ku deri tani i kanë sfiduar: tek akuzat që SHBA kanë hedhur ndaj elitës drejtuese të partisë.

Noka, Paloka, Ristani e të tjerët nuk merakosen fare që përdorin dy standarte kur është fjala për akuzat që vijnë nga amerikanët. Nuk duan t’ja dinë për shembull që për rastin Berisha anatemuan Sorosin dhe e quajtën të blerë të gjithë administratën amerikane me paratë e Ramës, ndërkohë që për Bashën i pranojnë menjëherë akuzat që dalin nga të njëjtat dyer. Harrojnë fjala vjen që kur plasi skandali i fondeve ruse, të njëjtët persona plus Berishën, janë tallur me revistën ‘Mother Jones’ dhe faktet që ajo solli, e kanë treguar me gisht edhe një herë më shumë Xhorxh Sorosin dhe rolin e tij në mediat amerikane. Kurse sot shpejtojnë të bërtasin ‘Poshtë skuthi’, duke u marrë me Lulin e jo me Sorosin si dikur!

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV