Koronavirusi/Inspektorati i Punës zbarkon në call-center dhe te biznesi fason

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati i Punës ka zbarkuar në terren për të kontrolluar bizneset nëse kanë marrë masat e duhura për të mbrojtur punonjësit e tyre nga koronavirusi.

Deri më tani, sipas Inspektoratit të Punës janë kontrolluar 142 biznese, kryesisht call-center dhe fasoneritë.  Nga këto biznese vetëm 35 subjekte kishin marrë masat për punonjësit.

Njoftimi për shtyp: Siguria në punë, Inspektoriati i Punës kontrollon 142 subjekte

Në zbatim të masave parandaluese për përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po zhvillon kontrolle në terren në subjekte me numër të lartë punonjësish, e kryesisht në aktivitete ekonomike fasonë dhe call center .

Trupat inspektuese në terren po verifikojnë respektimin nga punëdhënësit të masave të posacme, sipas përcaktimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për këtë situatë.

Janë kontrolluar, verifikuar dhe monitoruar, gjithsej 142 subjekte në terren nga të cilët;

–           91 subjekte fason

–           26 subjekte që ushtrojnë aktivitet call center.

–           25 subjekte të tjera kryesisht, telekomunikacion, furra buke, tregti, minerare, përpunim nafte etj.

Numri i të punësuarve të kontrolluar në këto aktivitete arrin në 9653, të cilët ishin prezent në punë.

Subjekte të rëndësishme të aktivitetit minerar dhe përpunues nafte kanë reduktuar numrin e punonjësve ndjeshëm gjatë këtyre ditëve.

83 subjekte të verifikuara kanë pezulluar vetë përkohësisht aktivitetin e tyre në kuadër të situatës.

Nga kontrolli i 59 subjekteve, të cilët vazhdonin punën, ka rezultuar se :

–           35 subjekte kishin marrë masat për punonjësit duke siguruar;

–           dizinfektimin e ambientit nga institucione apo subjekte të licencuara,

–           vënien në dispozicion të mjete mbrojtëse për punonjësit (si doreza, maska ),

Lexo edhe :  Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% në 2024

–           respektonin distancën e sigurisë mes punonjësve etj.

Ndërsa 24 subjekte, ku ishin të punësuar 2832 vetë, nuk respektonin të gjitha masat e detyruara për zbatim dhe për këtë inspektorët e punës kanë operuar me pezullimin e punës deri në marrjen e këtyre masave.

Gjithashtu, ISHPSHSH ka pritur dhe trajtuar çdo ankesë/denoncim /kerkesë për informacion nëpërmjet faqes zyrtare (ëeb http://inspektoriatipunes.gov.al/sq/), të cilat janë adresuar jo vetëm individualisht nga punëmarrës, por edhe nga përfaqësi punëmarrësish, sindikata apo organizata të ndryshme.

Inkurajojmë çdo punëmarrës të njoftojë organet përgjegjëse nëse në vendin e tyre të punës nuk janë kushtet higjenike sipas standardeve të kërkuara.

Shëndeti i pari!

FRIKE ASPAK, KUJDES PO!

Të fundit

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Lajme të tjera

Web TV