Koronavirusi/ Nga sot Shqipëria izolohet e gjitha, mbyllen kufijtë tokësorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga dita e sotme Shqipëria do të izolohet e gjitha duke mbyllur kufijtë e saj tokësor si pasojë e situatës emergjente të krijuar nga koronavirusi.

Në njoftimin e tij, kryeministri Rama tha se kufiri tokësor i Shqipërisë do të jetë i hapur vetëm për transport mallrash.

Nga nesër, e diel 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobus apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!”, shkroi dje Rama.

Prej dy ditësh, kryeqyteti, por edhe disa qytete ndodhen në karantinë pas urdhrit të qeverisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, ku deri më tani numrit i të prekurve ka arritur në 38 ndërsa ka ndërruar jetë vetëm një 73-vjeçare para pak ditësh në spitalin e Durrësit. Për shkak të kësaj situate, Shqipëria pezulloi fluturimet, lundrimet me traget, dhe tashmë edhe kufijtë tokësorë.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV