PD nxjerr deklaratën e mjekes/ “Kryeministri të shtojë fondet për tamponë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka publikuar analizën e situatës sipas mjekes Mirela Tabaku, rreth pyetjes nëse ka mungesë mjetesh për diagnostifikimin e të dyshuarve me koronavirus.

“Bazuar nga praktikat me te mira te vendeve qe po e kalojne kete epidemi, ne besojme se në këtë situatë duhet të vlerësohen seriozisht të gjithë njerëzit që kanë simptoma të prekjes se rrugeve te frymemarrjes”, ka thënë mjekja.

Njoftimi i PD

A ka mungese mjetesh per diagnostikimin e te dyshuarve me koronavirus? Dr. Mirela Tabaku ben analizen e situates: Kryeministri te sqaroje urgjentisht situaten dhe te shtoje fondet per tampone, per kite te berjes se testeve dhe per setet mbrojtese per stafet mjekesore.

Sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Shendetesise, ne 24 oret e fundit jane testuar vetem 27 persona te dyshuar nderkohe qe vetem me kodin “korona” kane qene 4468.

Numri i personave qe paraqesin ankesa rritet, numri i te testuarve pakesohet. Çfare po ndodh Mungojne tamponet, mungojne kitet per t’i analizuar me pas mostrat qe merren?

Qendrimi qe po mbahet ndaj personave qe paraqesin ankesa po arrin kufjte e jonjerezores.
Merren mostra nga nje numer shume i kufizuar i personave sipas disa kritereve te percaktuara, kur zyrtarisht po deklarohen raste pozitive qe madje nuk i permbushin keto kritere. “Numri i personave te infektuar- thote kryeministri- do te rritet shume”, por çfare po behet per t’i diagnostikuar ata?

Bazuar nga praktikat me te mira te vendeve qe po e kalojne kete epidemi, ne besojme se në këtë situatë duhet të vlerësohen seriozisht të gjithë njerëzit që kanë simptoma të prekjes se rrugeve te frymemarrjes.

Duhet nxituar, mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja te renda.
Presidenti i Venetos ne Itali, Luca Zaia njoftoi : “Do të marrin mostra me tampone madje njerzve qe kalojne në rrugë”, ndersa ne mbetemi me parimin e kryeministrit “kush i shpetoi, shpetoi”.

Lexo edhe :  Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Ai duhet qe nga zyra e tij e punes te sqaroje urgjentisht situaten, te shtoje fondet per tampone, fondet per kite te berjes se testeve, fondet per gjithe setet mbrojtese per stafet mjekesore. Fakti qe vetem ne 4 rastet e fundit, 2 jane personel shendetesor, tregon mungesen e marrjes se masave qe ne kemi kerkuar me kohe.

Duhet bere gjithshka dhe sebashku! Duhet bere çdo gje sa me pare dhe sa me efikase.

Heronjte tane te sotem nuk duhen lene te luftojne vetem me shpirtrat, trupat e mendjet e tyre.

Të fundit

Plumbat ndaj familjes së Roan Brahimit, kontrolle te “armiqtë”/ Gjendet motor i djegur

Hakmarrja mbetet pista kryesore e deritanishme e policisë për vrasjen e Gjovalin Prendit në Pllanë të Lezhës. Vrasja e babait...

Trump krijon një faqe interneti për COVID-19, fajëson Kinën për origjinën e virusit

Shtëpia e Bardhë e presidentit republikan të SHBA-së, Donald Trump ka lansuar një faqe interneti për COVID-19, në të cilën fajësoi origjinën e virusit...

E rëndë/ Humb jetën në aksident deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë. Sipas asaj që raporton media...

Serbia, “caku” kryesor i fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor

Serbia, sipas një hulumtimi të Qendrës për Informim, Demokraci dhe Qytetari (CIDC) e Universitetit Amerikan në Bullgari, është caku kryesor i fushatës së dezinformimit...

Robotët garojnë për herë të parë kundër njerëzve në një gjysmë maratonë

Robotët kanë garuar kundër njerëzve në një gjysmë maratonë për herë të parë. Rreth 21 robotë humanoidë garuan së bashku me mijëra vrapues rreth kursit...

Lajme të tjera

Web TV