Nga Larry Elliott “The Guardian”
Ndalim udhëtimesh. Ngjarje sportive të anuluara. Grumbullime masive të ndaluara. Tregje aksionesh që po shkojnë drejt rënies. Qendra tregtare të braktisura. Bëhuni gati për recesionin global të Covid-19! Deri para një muaji, kjo panoramë dukej shumë e panatyrshme.
Gjatë asaj kohe, supozohej se epidemia e koronavirusit do të ishte një problem i lokalizuar vetëm në Kinë, dhe se efektet e përhapjes së tij në pjesën tjetër të botës, do të menaxhoheshin lehtësisht nga politikat lehtësuese të bankave qëndrore.
Kur u bë e qartë se Covid-19 nuk ishte i kufizuar vetëm në Kinë, dhe se efektet e tij ekonomike do të ishin më të mëdha dhe më të përhapura, parashikimet fillestare nisën që të rishikohen. Bankat qendrore, ministritë e Financave dhe ekonomistët e pavarur, krijuan përshtypjen se kjo
do të ishte një goditje e fortë por e shkurtër dhe kalimtare, që do të pasonte me një kthim të shpejtë të punëve në normalitet.
Kjo linjë e të menduarit, ka paralele të sakta me ngjarjet e vitit 2007, kur fillimisht u supozua se kriza e kredive hipotekore, ishte një problem i vogël dhe i menaxhueshëm, që prekte vetëm SHBA-në. Ndërkohë, në këto momente askush nuk ka nevojë të kujtojë se si përfundoi ajo histori.
Nëse duam që të nxjerim mësime nga historia, ekonomia globale në fund do ta marrë veten nga pandemia e Covid-19. Ideja se ky do të jetë një recesion ekomomik në një kurbë në formë V-j në gjysmën e parë të vitit 2020, i pasuar nga një rikuperim në gjysmën e dytë të vitit, duket një absurditet pas ngjarjeve tronditëse të javës së shkuar.
Dhe politikëbërësit e dinë shumë mirë këtë gjë. Rezerva Federale, Banka Qendrore e SHBA-së, nuk kanë nevojë të presë këshillat e Donald Trumpit, nëse duhet të ulë apo jo normën e interesit, dhe të rinisë blerjet në shkallë të gjerë të letrave m vlerë.
Gjatë takimit që do të mbahet të mërkurën e ardhshme, Uoll Striti do të kërkojë nga Rezerva Federale të heqë të gjitha pengesat. Dhe në këtë situate, banka qendrore më e fuqishme në botë, nuk ka luksin që të zhgënjejë pritshmëritë.
Ndërkohë, në Britaninë e Madhe, përgjigja e koordinuar midis Bankës së Anglisë dhe Thesarit javën e kaluar ishte si një “manual”, që tregonte se si duhet të reagojnë politikëbërësit ndaj krizës. Sidoqoftë, ky ishte vetëm fillimi. Kompanitë e linjave ajrore, rrezikojnë falimentimin nëse nuk do marrin ndonjë ndihmë financiare.
E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me shitësit e pakicës, shumë prej të cilëve ishin në vështirësi edhe para Covid-19. Britania do të ketë një drejtues të ri të Thesarit, Rishi Sunak, dhe nga e hëna një guvernator të ri të Bankës së Anglisë, Edrju Bejli.
Që të dy ata janë të vetëdijshëm, se të bërit pak dhe në kohë vonese, është shumë më i dëmshëm sesa të vepruarit shpejt. Gjatë javëve në vazhdim, Banka e Anglisë pritet të ulë normat e interesit në 0.1 për qind, më të ultat ndonjëherë, dhe të rifillojë programin e saj të QE (lehtësimin sasior).
Kancelarit i Thesarit Britanik, Rishi Sunak, do t`i duhet të akordojë një fond prej 12 miliardë paund për t’u përballur me krizën e shkaktuar nga Covid-19. Ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet 2008-2009, autoritetet e eurozonës kanë reaguar me vonesë mbi situatën e krijuar në ekonominë globale për shkak të koronavirusit.
Gjermania, ka dhënë sinjale të mira ditët e fundit, duke nxjerë në pah nevojën që qeveritë të shpenzojnë më shumë. Ishte e qartë që në fillim, se Covid-19 do të prekte që të dy anët e ekonomisë:ofertën dhe kërkesën.
Furnizimi me mallra dhe shërbime është dëmtuar, pasi shumë fabrikat dhe zyra shërbimi janë mbyllur, dhe për pasojë prodhimi ka rënë. Edhe kërkesa gjithashtu ka rënë, pasi konsumatorët ndërkohë po qëndrojnë në shtëpi, dhe thuajse kanë ndalur shpenzimet e tyre.
Politikat monetare konvencionale, siç është ulja e kostos së huamarrjes apo ulja e taksave, priren të funksionojnë më mirë kur ka një tronditje në anën e kërkesës. Por ekziston një kufizim i asaj që mund të arijnë, kur kemi një tronditje të kombinuar mes ofertës dhe kërkesës.
Politikëbërësit e dinë mirë këtë, ndaj dhe Sunak theksoi në fjalimin e tij të fundit, se ekonomia britanike po përballet me një periudhë të vështirë. Synimi i këtyre politikave, është që rënia ekonomike të jetë sa më e vogël dhe e shkurtër në kohë, ndonëse shanset duken shumë të vogla që të ndodhë pikërisht kështu.
Një nga arsyet e mosfunksionimit të këtyre politikave, është përçarja ekonomike që po shkakton Covid-19. Vende të tëra si Italia dhe Spanja, janë në izolim. Problemet me të cilat po përballen kompanitë ajrore, janë simptoma të një krize me të cilën po përballet e gjithë industria e udhëtimeve:nga kompanitë e lundrimit, deri tek hotelet që kujdesen për turistët.
Shpenzimet jetike nga ana e konsumatorëve, duket se kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit. Pavarësisht se jetojmë në një botë globale, shumë aktivitete ekonomike në këtë situatë mbeten tërësisht lokale, duke prekur kështu ekonominë lokale të secilit vend, pasi njerëzit janë të detyruar të anulojnë vizitat tek dentisti, kujdesin ndaj flokëve të tyre, madje mund te nxjerrin në shitje shtëpinë e tyre.
Pol Deljs, një nga ekonomistët kryesorë në Britani në “Capital Economy”, ka parashikar se prodhimi në Britani do të bjerë me 2.5 për qind gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti. Në një ekonomi ku dominon sektori i shërbimeve, humbjet nuk do të rikuperohen kurrë.
Nëse përgjatë 2 muajve të ardhshëm, njerëzit nuk do të mund të shkojnë më në restorante gjatë fundjavës për të ngrënë vaktin e tyre të preferuar, nuk mund të mendohet që ata të hanë aty 4 herë në javë aty, kur frika ndaj infeksionit mbetet tepër e lartë.
Sipas të gjitha gjasave, kriza ekonomike do të vazhdojë më gjatë sesa mendohej fillimisht. Qeveritë në bashkëpunim me sektorin privat, kanë marrë masa ekstreme duke pezulluar çdo aktivitet. Dhe këto masa, do të marrin shumë kohë për ç’bërjen e tyre.
Vende si Italia, do të duhet të jenë shumë të kujdesshme me hapjn e kufijve, për sa kohë që ekziston frika e ri-infeksionive. Ideja që futbolli në Premier League mund të rikthehet në fillim të prillit, është disi naive. Një pyetje tjetër që shtrohet, është se sa kohë do t’i duhet konsumatorit dhe biznesit që ta marrë veten.
Veprimi i politikave të bankav qendrore dhe ministrive të Financave, mund të ndihmojë në këtë drejtim, por vetëm kaq. Shanset janë që të ketë një recession ekonomik të afërt, që do të jetë në formë U-je:kjo do të thotë një rënie e pjerrët, e pasuar nga një periudhë krizash të forta përgjatë pjesës së poshtme të grafikut. Do të ketë rikuperim, por kjo do të marrë shumë kohë, dhe do të ndodhë pasi të jenë shkaktuar shumë dëme./ Fjala.al
Përgatiti: Silvana Tresa