Gjobë po rritët çmimet e ilaçeve e ushqimeve në kohën e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një Task Forcë e përbashkët me prezencën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave nisën sot inspektimet në terren për të parandaluar abuzimin me çmimet nga subjektet që duhet të qëndrojnë hapur, kryesisht farmaci apo dyqane që tregtojnë artikuj ushqimorë, bukë, si dhe fruta e perime.

Me Aktin Normativ që qeveria ka ndërmarrë për të përforcuar zbatimin e rregullave, vendimeve dhe urdhrave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë.

Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore. Zero tolerancë për këdo që abuzon në këtë situatë kritike dhe tenton të përfitojë në mënyrë të paligjshme. Task Forca e përbashkët do të vijojë kontrollet në gjithë vendin. Në fokus të saj janë edhe kushtet higjeno-sanitare dhe gjithë elementët e tjerë që lidhen me sigurinë ushqimore.

Qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet duke denoncuar çdo rast abuziv që hasin tek subjektet të cilat duhet të qëndrojnë hapur për të përmbushur nevojat për produkte dhe shërbime. Është shumë e rëndësishme që ne të vijojmë të zbatojmë këshillat e mjekëve, të kufizojmë lëvizjet dhe kontaktet. Qëndroni në shtëpi derisa së bashku ta mundim flamën me armikun e padukshëm Covid-19. Është e vështirë, por e mundshme dhe e vetmja rrugë që të dalim të fituar nga kjo pandemi.

Lexo edhe :  Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, Italia më e preferuara

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV