Basha thirrje Ramës: Mos më sulmo mua, por anulo PPP-të të luftosh koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thekson se qeveria e kryeministrit Rama nuk po i merr parasysh propozimet e opozitës për të përballuar situatën ndaj koronavirusit.

Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se në të gjitha propozimet që i janë drejtuar qeverisë, opozita ka marrë si përgjigje vetëm sulme dhe tallje nga kryeministri.

Gjithashtu, Basha i ka bërë thirrje Ramës që të anulojë koncesionet e PPP-ve dhe ato para t’i përdorë për ekonominë dhe mjekësinë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Postimi i Lulzim Bashës: Ditët që po kalojmë janë të paprecedenta. Anembanë botës qeveritë dhe opozitat po përpiqen për të gjetur mënyrën më efikase për të ndalur përhapjen e virusit, si edhe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset që ta tejkalojnë sa më lehtë këtë.

Për çdo propozim ekonomik që kam bërë në dy rastet e fundit të emergjencave, pas tërmetit dhe tani për koronavirusin, kam patur parasysh se detyra numër një e qeverisë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve shqiptarë kudo ku jetojnë anembanë vendit, dhe më pas, garancitë për kompensimin e këtij dëmi të madh si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë tonë në tërësi. Në fokusin tim kanë qenë dhe janë njerëzit, familjet e tyre dhe ekonomia.

Propozimet e mia janë të bazuara në dy parime bazë: “Mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit”, dhe “Mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë”.

Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me shoqatat e bizneseve, me biznese të vogla dhe të mesme. Janë këto grupe shtyllat e ekonomisë shqiptare, të cilat kanë nevojë të mbështeten në këtë kohë krize. Çdo vend po vepron kështu, duke vënë në dispozicion buxhetin e mjaftueshëm për përballimin e krizës dhe duke aplikuar politika fiskale dhe monetare në mbështetje të ekonomisë.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Balla tregon si të shmangni gabimet gjatë regjistrimit!

Këto masa fiskale lehtësuese u vijnë në ndihmë si sipërmarrësve të vegjël, ashtu dhe punëtorëve të tyre. Në fund të ditës, gjithsecili duhet të paguajë një qira mujore dhe të ushqehet. Ku do t’i gjejnë paratë për këtë, nëse nuk punojnë gjatë këtyre ditëve? Po për taksat që do të paguajnë tani në mars ku do t’i gjejnë paratë, kur bizneset janë mbyllur?

Është jo njerëzore që të sillesh rreth e rrotull propozimeve tona apo të sulmosh opozitën në këtë periudhë. Propozimet tona janë realiste dhe të zbatueshme nëse ka MIRËMENAXHIM, KOMPETENCË dhe TRANSPARENCË.

Sot Shqipëria ka nevojë të përballojë emergjencën shëndetësore që ka krijuar kriza e koronavirus. 120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet, duhet të angazhohen në dy fusha kyçe: mbështetje sociale dhe fonde shtesë për shëndetësinë.

Ndërkohë, të tjera PPP të padobishme dhe inefiçente duhet të anullohen dhe paratë t’i shkojnë për mbështetje fiskale dhe financiare biznesit që sot ka mbyllur dyert.

Jeta nuk ka çmim, ndaj unë sot nuk dua të përfshihem në batuta bajate që nuk të çojnë asgjëkund dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Ne si opozitë do të vazhdojmë të mirëinformojmë njerëzit, të kërkojmë e të bëjmë transparencë sa të mundemi dhe të ofrojmë zgjidhje dhe alternativa për tejkalimin e kësaj gjendje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia.

Të fundit

Hajdutët shpërthejnë derën e muzeut, vjedhin helmetën e artë 2500-vjeçare

Një grup hajdutësh ka kryer një grabitje spektakolare në Muzeun Drents në Assen, Holandë, duke përdorur eksplozivë për të...

Gjekmarkaj në Rrëshen: Me PD në pushtet, nuk do ketë pension nën 200 euro

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me pensionistët në Rrëshen. Gjekmarkaj theksoi se pseudobonuset janë...

‘Vdes Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: I përhapin ata që…

Një lajm i rremë se ka ndërruar jetë kreu u demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha, ka sjellë edhe reagimin e këtij të fundit. Përmes një postimi ditën...

Analiza vjetore/ Proda: Policia rrugore duhet të jetë model në performancë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe strukturat vartëse të saj...

Armela Hasaj për vrasjen e Ramazanit: Kam tentuar të vras veten

“Nuk dilja përjashta, sepse kisha frikë. Dilja ose me mamin, ose me dikë tjetër, sepse mendoja se do më dilte para. Pasi u martova...

Lajme të tjera

Web TV