Koronavirusi/ 24 shqiptarë bllokohen në Hungari, njëri dërgohet në spital me temperaturë të lartë

Në Hungari kanë mbetur të bllokuar një grup prej 24 shqiptarësh. Kjo ndodhi si pasojë e mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit.

Mësohet se shqiptarët ndodhen mes Hungarisë dhe Serbisë. Ata janë lejuar që të dalin nga Hungaria por Serbia nuk i ka lejuar që të futen brenda. Në këto momente shqiptarët kanë kontaktuar me ambasadën tonë në Hungari, e cila do të bëjë të mundur kthimin e shqiptarëve në atdhe.

Ata do t’i hipin avionit nesër në orën 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që mësohet se nuk ka bileta për të gjithë shqiptarët dhe po komunikohet me kompaninë e fluturimit për vendet e lira. Ndërkohë një prej turistëve shqiptarë ka pasur temperaturë të lartë dhe është transportuar me ambulancë në spital.