Koronavirusi/ Rëndohet bilanci i të prekurve në Shqipëri, shkon në 51 numri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri duke shkuar në 51 të infektuar gjithsej. 20 prej tyre ndodhen në spitalin e Infektivit. Vetëm në 24 orët e fundit janë shtuar 9 raste të reja. Shifrat e fundit u bënë të ditura nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

1 mjek dhe 3 infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Sauk janë mes të prekurve. Ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me pacientin, që më herët ka qenë i shtruar në këtë spitali, i cili ishte infektuar pas një vizite nga një i afërm që kishte qenë në Itali.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët që paraqiten në spital duhet të njoftojnë mjekët nëse kanë udhëtuar jashtë vendit apo nëse kanë takuar njerëz nga vendet e infektuara.

Gjithashtu sipas Ministrisë së Shëndetësisë asnjë qytetar nuk duhet të vizitojë të afërmit e sëmurë me koronavirus pasi mund të shtojë numrin e të prekurve nga koronavirusi.

Ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, veçanërisht personat mbi 70-vjeç.

DEKLARATA E PLOTË

Në vijim të punës së kujdesshme dhe profesioniste të bërë nga ISHP dhe njësitë e kujdesit vendor, për identifikimin dhe gjurmimin e rasteve, në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste:
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste

Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Prej tyre:
20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lexo edhe :  SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE.
Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV