Koronavirusi/ Ulet ndjeshëm numri i testeve të kryera në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë dy ditëve të fundit numri i testeve të bëra ka rënë ndjeshëm.

Sot zëvendësministrja Mira Rakacolli bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë 31 teste, nga të cilat 9 kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 51 të infektuar.

Ndërkohë, ditën e djeshme janë bërë 27 teste, duke ulur ndjeshëm numrin e testeve të realizuara në 48 orëshin e fundit.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ulje të numrit të testeve të kryera, ndërsa “ABCNeës” shkruan se Task Forca ka ndryshuar mënyrën e raportimit të të dhënave sot, duke mos pasqyruar numrin e telefonatave me kodin “COVID-19”.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se nga 7 247 telefonata të mbërritura në numrin 127, 4 468 telefonata ishin me kodin “COVID-19”. Kjo e dhënë sot mungoi.

Testet e kryera në ditët e fundit:

12 mars – 145 teste

13 mars – 159 teste

14 mars – 48 teste

15 mars – 27 teste

16 mars – 31 teste

Në total, ISHP ka kryer 563 teste që prej fillimit të këtij muaji.

Shpresojmë që ulja e numrit të lidhet më tepër me uljen e rasteve të dyshuara me Koronavirus dhe jo me përfundimin e testeve.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV