Mbyllet BE-ja! Von der Leyen njofton ndalimin e udhëtimeve. A preket Shqipëria?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka bërë me dije se Bashkimi Evropian do të vendosë kufizime të përkohshme për udhëtimet jo-thelbësore. Ndalimi i udhëtimit drejt shteteve të BE-së do të zgjasë për 30 ditë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Plani i masave pritet të bëhet publik nesër, ndërkohë që Von Der Leyen ka njoftuar më parë shtatë shtetet më të fuqishme ekonomikisht në BE.

Nuk bëhet me dije nëse pjesë e këtyre kufizimeve do të bëhen edhe shtetet jo-anëtare të BE-së, por që u lejohet lëvizja e lirë në zonën Shengen, siç është rasti i Shqipërisë. Pritet të mësohet nesër nëse vendi ynë do të jetë në listën e shteteve qytetarët e të cilëve u ndalohet udhëtimi drejt 27 shteteve anëtare të BE-së.

Gjithsesi, Tirana ka bllokuar më herët linjat ajore drejt Italisë, Greqisë dhe Austrisë, për të parandaluar përhapjen e mëtjeshme të koronavirusit.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV