Mjeku infeksionist ngre alarmin: Janë 400 të infektuar me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 42. Pavarësisht se kjo është shifra zyrtare, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka ngritur alarmin duke thënë se numri minimal i përsonave të prekur mund të shkojë në 400.

Në një intervistë me “ABC News” mjeku theksoi se kjo sëmundje ka shumë të panjohura, por pavarësisht kësaj janë marra masat për ta pasur në qendër të vëmendjes.

“Kjo sëmundje ka pasur shumë të panjohura. Rastet e para ashtu si në botë, vijnë pa lajmëruar dhe duke mos pasur ansjë informacion, ne ekspozohemi edhe sepse epidemia ka qenë në qendër të vëmendjes tonë. As ne nuk i shpëtuam dot kësaj ndodhie, ne jemi të ekspozuarit e parë jemi heronjtë e parë shpesh edhe dëshmorët e parë. Sa i takon dy mjekëve të konfirmuar pozitiv, gjëndja shëndetësoire e tyre është e mirë. Janë të vetëizoluar”, u shpreh Pipero.

Ai u shpreh se pas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 ose 15 raste të tjera minimumi:

Pipero dha një mesazh duke u shprehur se të gjithë qytetarët veçanërisht ata që kanë udhëtuar dhe kanë kontakte të afërta me rrethin e ngushtë të personave të prekur, t’i drejtohen 127 dhe jo spitalit.

“Duke na ekspozuar ne, do e kemi të pamundur t’i japim shërbim atyre që kanë nevojë më shumë se kurrë. Të gjithë personat që kanë pasur kontakt dhe kanë dyshime, të vetëkarantinohen sa më shpejt të jetë e mundur pasi është e vetmja mënyrë për ta parandaluar epideminë”, tha Pipero.

Të fundit

“ÇMENDET” EKONOMIA SHQIPTARE/ Çmime më të larta ushqimesh, gërryerje e fuqisë blerëse

Paga mesatare në vend është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar...

Shqipëria po përgjysmohet, ndryshime drastike në rang global

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie...

Rama: Hapim një tjetër grupkapitujsh të negociatave të anëtarësimit me BE-në

Këtë të hënë më 14 prill do të hapet një tjetër grup kapitujsh të negociatave me BE. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook,...

Trump paralajmëron tarifa të reja?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se "askush nuk po largohet nga grepi për bilancet e padrejta tregtare", duke sugjeruar se mund të...

Rama mund Berishën “online”/ Audience 10-fish më e lartë

Të dy në Itali, të dy drejtpërsëdrejti në rrjete sociale, në të njëjtën orë, por jo me të njëjtën audiencë… Shifrat që shihni në ekran...

Lajme të tjera

Web TV