Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ekskluzive/ Rrëfimi i infermierit Ilber Gjana, priti i pari dy rastet me coronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Natë vonë, datë 7 mars, qetësi gati e ‘frikshme’ në Spitalin Infektiv në Tiranë. Një telefonatë e mbërritur nga një spital privat vuri në lëvizje urgjencën aty. Dy pacientë dyshoheshin se ishin prekur nga virusi “COVID-19”. Kush do i priste, cili do kishte kontaktin e parë me ta? Pyetje që shumëkush do i bënte, por infermieri Ilber Gjana vetëm kohën nuk e kishte për të menduar kaq gjatë.
Detyra, por edhe ndjesia njerëzore e thirri në atë çast dhe rendi drejt dhomës së veçantë, pa e kuptuar se do ishte infermieri i parë që shënoi zyrtarisht përballjen me sëmundjen që sot ka gjunjëzuar mbarë botën.

“Në fillim shkova dhe u vesha me uniformën speciale, edhe pse nuk kishim asgjë të konfirmuar se mund të ishin të prekur nga coronavirusi, masat i mora”-tregon Gjana për Gazetën Fjala. Dy pacientët atë e bir, mbërrijnë në hyrje të Urgjencës së Spitalit Infektiv. “Dola vetë jasht dhe u thashë që të mos shqetësoheshin dhe se do të kryenin disa analiza të nevojshme”-kujton Gjana, ndërsa koleges së tij më të re, i sugjeron që të mbajë paksa distancë, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Ndonëse nën agresivitetin e sëmundjes, atë e bir nuk donin ta pranonin që ishin të prekur nga ky virus, duke shfaqur me të drejtë një lloj frike, apo çorientim për një ndjesi “turpi”, që sot askush nuk duhet ta ketë, por vetëm të tregohen të sinqertë, të paktën para mjekëve, që kanë pasur një histori udhëtimi në vendet e prekura. Ata kërkuan që të merrnin ndonjë medikament dhe të shkonin në shtëpi, më shumë se për “masa shtrënguese”, pacientët kishin nevojë për bindje dhe Gjana përveç rolit të infermierit në atë çast duhet të kryente edhe atë të “psikologut”, që në raste të tilla është po aq e vyer sa çdo ndërhyrje mjekësore.

“U komunikova që shenjat që kanë kërkojnë patjetër një analizë speciafike”-kujton Gjana, por moment që bëri kthesën ishte më shumë një ndjesi njerëzore sesa një “klithje pacientësh” për të shpëtuar jetën…

“I ati i djalit më pyeti sa vjeç isha dhe kur i thashë 27, mu lut që të mos i afrohesha, pasi kishte frikë se nëse rezultonte me coronavirus, mund të më infektonte edhe mua”-shprehet Ilberi.

“Thuaju mjekëve që nuk pranon ti marr analizat, vetëm të lutem largohu, mba distancë, mos mu afro se je i ri”-i ishte shprehur pacienti 54-vjeçar.

Ilberi duhet ta çonte deri në fund shërbimin, ndonëse në ato çaste shfaqnin shenjat tipike të “COVID-19”, kollë, temperaturë e lartë dhe vështirësi të theksuar në frymëmarrje.

“Me pak vështirësi i binda që duhet tu marr patjetër analizat dhe kampionet e nevojshme”-thotë Gjana, ndërsa shton se në atë moment as nuk e mendonte se duhej të shmangej, duke rendur me kampionë në duar dhe ua dorëzuar kolegëve të tjerë të cilët i nisën në mënyrë urgjente në Laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Lexo edhe :  Sherri me thikë në “Qytet Studenti”/ I plagosur një 19-vjeçar, dërgohet te Trauma

Ato 12 orë pritje ishin ankth dhe një fije shpresë, ku kjo e fundit u shua shpejt paraditen e 8 marsit. Analizat konfirmuan se të dy, atë e bir, u konfirmua se ishin prekur nga coronavirusi.

“Iu komunikuam se ishin pozitiv nga “COVID-19 dhe i kaluam në pavionin tjetër të shtrimit, ku ndodhen edhe sot”-tregon Ilberi, ndërsa shprehet se gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe në përgjithësi e mirë.

“Më kërkoi numrin e telefonit menjëherë sapo i mora analizat dhe me kontakton shpesh dhe më pyet si jam dhe nëse jam lodhur”-thotë Gjana, duke iu referuar pacientit 54-vjeçar.

Por Ilberi nuk ka kohë të “ankohet” për lodhje, është po aty në Spitalin Infektiv edhe në këto momente, bashkë me kolegët e tij, nën atë unofirmë speciale të bardhë, që më shumë se veshje mjekësore ngjan si “petk engjënjsh”, që shumëkush ka nevojë.
Ilberi dhe të tjerë kolegë nuk e ka as kohën dhe as mundësinë si shumë qytetarë që gjenden të shtrirë në divanin e butë dhe teksa lundrojnë në internet ankohen për “parehatinë” që po u sjell qëndrimi në shtëpi. Sikleti i vërtetë dhe vuajtja është në tjetër vend, në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku rreziku është i madh për infektimin edhe të vetë personelit mjekësor, duke sjellë edhe shifrën e frikshme që deri më tani rezultojnë se janë infektuar nga kontakti me pacientët, pesë mjekë dhe infermierë.

Ilberi tregon se në çdo çast janë në rrezik dhe duhet shumë kujdes, edhe pse mbajnë veshur unoformën special e cila është e njëjtë si e kolegëve në Itali, Kinë apo çdo vend tjetër të prekur.

“Duhet vëmendje e madhe sidomos në momentin që uniforma hiqet, pasi ka kontaminim dhe pakujdesia më e vogël mund të rezultojë fatele nga infektimi”-tregon Gjana. Ai gjithashtu bën thirrje që qytetarët të zbatojnë me përpikmëri të gjithë sugjerimet, duke nisur nga higjena dhe kufizimi maksimal i daljeve.

Pas tetë orësh nën atë informë, të mbuluar në djersë, Ilberi dhe kolegë dalin dhe shkojnë në shtëpi për pak kohë çlodhje dhe ora vjen shpejt…, sërish në detyrë, përsëri me raste të dyshuara me “COVID-19”.
Pa e kuptuar, pa e “synuar”, Ilberi mund të quhet “hero” bashkë me kolegët, por nuk ka aspak favorin për të “shijuar famën”, nëse mund të quhet e tillë.

Prej më shumë se një viti Gjana shërbeu si infermier në pavionin e Nefrologjisë në QSUT dhe më pas në Spitalin Infektiv. Njëkohësisht është edhe pedagog i jashtëm në Fakultetin e Infermierisë ku në të ardhmen ka ç’të rrëfejë për eksperiencën personale, duke shpresuar që gjithçka të mbyllet sa më lehtë dhe me punën e tyre, mjekë dhe infermierë, por mbi të gjitha me përgjeshmërinë qytetare të shpresohet se kjo situatë do të kalojë.

Mjekët, infermierët, shoferët e autoambulancave por edhe sanitaret kanë nevojën e madhe si për ato duartrokitjet e gjata në shenjë falenderimi dhe mirënjohje të qytetarëve nga ballokonet e shtëpive, por edhe vëmendjen e instancave përgjegjëse shtetërore./FJALA.al

Të fundit

E keni ditur? Ja cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e kockave

Le ta pranojmë: shëndeti i kockave nuk është gjithmonë gjëja e parë në mendjen tonë kur mendojmë për dietën...

1 vit nga vdekja e Zef Dedës, Juli: Pa merak Bos, nuk do bëj rrëmujë

Më 24 nëntor 2024, ditë e dielë, nga ora 10:00 deri në 12:00, në hollin e Teatrit “Migjeni”, do të mbahet një ceremoni përkujtimore...

‘Ajo tha po’ këngëtari i njohur i propozon partneres për martesë?

Këngëtari i njohur Majk së fundmi ka publikuar një moment shumë të veçantë në Instagram. Në dy foto, shihet dora e një vajze teksa ai vendos një...

Spahiu: Po qelben nga hashashi i adoleshentëve të gjitha lagjet dhe shkollat shqiptare

Juristi Kreshnik Spahiu duke analizuar në Frontline situatën me adoleshentët shqiptarë pas vrasjes tragjike të Martin Canit, shprehet se adoleshentët në masivitet sot konsumojnë hashash dhe...

Babai i minorenit që dyshohet se vrau 14-vjeçarin: Familjen time nuk mund ta prishë kush!

Për herë të parë në një lidhje telefonike ka folur babai i minorenit që dyshohet se vrau me thikë Martin Canin. Në një intervistë për...

Lajme të tjera

Web TV