Shkencëtarët garojnë kundër kohës për të gjetur vaksinën për koronavirusin

Teksa e gjithë bota është në ethet e koronavirusit dhe frika e madhe se çfarë mund të shkaktojë kjo pandemi, për disa shkencëtarë, gjetja e kurës nuk është aq e vështirë.

“Për të prodhuar një vaksinë koronavirus konceptualisht nuk një gjë shumë e vështirë për t’u bërë,” thotë Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Ndërsa koronavirusi përhapet me shpejtësi në të gjithë globin dhe numri i vdekjeve vazhdon të rritet, shkencëtarët në të gjithë botën janë në një garë kundër kohës duke u përpjekur të zhvillojnë një vaksinë.