Shqipëria e ka gati zgjidhjen për koronavirusin. A e realizon dot?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Jugut ishte ndër vendet e para në botë që, pas Kinës, konfirmoi praninë e koronavirusit dhe brenda tre ditësh, 19-21 janar, raportoi për 346 persona të infektuar. Shifrat ishin alarmante për faktin se po bëhej territori i parë jashtë Kinës ku virusi i panjohur përhapej me shpejtësi të rrezikshme.

Në një situatë ku informacioni mbi virusin ishte i pakët, autoritetet koreane shfrytëzuan mundësinë e vetme që kishin në dispozicion: eksperiencën e së kaluarës në përballimin e sëmundjeve të tjera të ngjashme.

Në vitin 2015, Koreja e Jugut ishte shteti më i goditur në Lindjen e Largët nga virusi MERS, sëmundje që u shfaq fillimisht në Lindjen e Mesme dhe fatmirësisht nuk pati përhapjen që po ndodh me koronavirusin. Të paktën 32 persona vdiqën në Kore dhe autoritetet identifikuan si shkakun kryesor mungesën e kiteve për realizimin e testeve.

Të gjendur së fundmi në një situatë akoma më të vështirë me COVID-19, autoritetet në Seul vendimin e parë që morën ishte prodhimi i sa më shumë kiteve për realizimin e testeve që do të bënin të mundur identifikimin e personave të infektuar.

Në shtetin me 52 milionë banorë, sipas ‘The Wall Street Journal’, 1 në 200 banorë është testuar nëse ka apo jo koronavirus. Aktualisht, numri i të infektuarve është 7024, i personave që kanë ndërruar jetë është 75 dhe i të shëruarve 1137.

Për mediat ndërkombëtare këto shifra tregojnë se Koreja e Jugut është shteti model që duhet ndjekur në menaxhimin e krizës së koronavirusit, i kthyer tashmë në pandemi botërore. The Washington Post, duke vlerësuar reagimin e qeverisë koreane, i konsideron veprimet e saj si shembujt që duhen ndjekur nga drejtuesit në Uashington. Numri i personave të testuar në Kore është 700 herë më i lartë se në SHBA, raporton Fjala.al.

Lexo edhe :  Tirana shpallet zyrtarisht “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut"

Ndërkohë që rastet e reja me koronavirus në Kore janë më të ralla dhe jeta vazhdon normalisht, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me rekomandimin se COVID-19 luftohet vetëm nëpërmjet testeve.

“Teste, teste, teste”, kjo ishte fjala e përsëritur disa herë sot nga Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Përgjithshëm i OBSH. Ai theksoi se karantina është një mundësi e mirë për izolimin e virusit, por kjo nuk i jep zgjidhje situatës. Sipas tij, koronavirusi nuk mund të zhduket nëse nuk dihet se kush është infektuar, pasi në këtë mënyrë do të qarkullojë vazhdimisht. Ndaj, kreu i OBSH-së kërkon nga shtetet që të realizojnë sa më shumë teste të qytetarëve.

Ashtu si çdo shtet, edhe Shqipëria duhet të ketë në vëmendje rekomandimin më të fundit të OBSH-së, organizatës ku bën pjesë. Koronavirusi luftohet vetëm nëpërmjet testeve. Kitet për realizimin e tyre nuk janë të lira, por as jeta nuk ka çmim. 563 teste janë kryer në të gjithë vendin dhe 51 persona rezultojnë pozitiv.

Koreja e Jugut është modeli që duhet ndjekur sot dhe në vazhdim, jo Italia. Vetë presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in ka shprehur gatishmërinë për të organizuar një samit ‘online’ me liderët e G20-ës (shteteve më të zhvilluara të botës) ku do të ndajë eksperiencën e vendit të tij në përballjen me koronavirusin. Ai i ka sugjeruar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, thirrjen e këtij samiti. Të njëjtën ide e ka diskutuar edhe me Emmanuel Macron, president i Francës.

Ashtu siç tregon shembulli i Koresë së Jugut dhe siç e theksoi edhe kreu i OBSH-së, nëse duam të dalim nga karantina, mesa duket ka vetëm një zgjidhje: teste, teste, teste.

k.s/Fjala.al

Të fundit

Çfarë është “Pizza Index” dhe si paralajmërohen zhvillimet e mëdha botërore

Si mund të parashikohen ngjarjet e mëdha globale nga porositja e picave? Duket se ka një teori dhe për...

Nuk paguajnë detyrimet/ DPSHTRR: Mbi 256 mijë mjete rezultojnë debitore

256,741 mjete rezultojnë debitore, pasi nuk paguajnë detyrimet për taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit deri në muajin qershor 202, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të...

Shqipëria ‘përvëlohet’ nga i nxehti, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Dita e nesërme, 18 Qershor 2025, pritet të karakterizohet nga një përmirësim i ndjeshëm i kushteve të motit në pjesën më të madhe të...

Ditët e nxehta të verës, cilat pije alkoolike nuk duhen futur në frigorifer

Shija e freskët e një pijeje të ngrirë është padyshim tërheqëse, veçanërisht gjatë muajve të verës. Shumë njerëz zgjedhin ngrirjen si një zgjidhje të...

Situatë alarmante në Elbasan, përhapet me shpejtësi zjarri në Kodër Krastë

Zjarri që u shfaq sot rreth orës 14:00 në zonën e Kodër Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit, është përhapur me shpejtësi në...

Lajme të tjera

Web TV